Foto: Ilir Binaj
Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit u shpreh se fenomeni i nëndeklarimit është i pranishëm prej vitesh. Madje kjo është një çështje e cila po dëmton ekonominë e vendit tonë, përfshirë punonjësit dhe pensionistët.
"Fenomeni i nëndeklarimit prezent prej vitesh. Është plagë që po dëmton ekonominë, ka rënduar punonjësit dhe pensionistët duke i privuar nga përfitimet. Informaliteti i pagave ka sjellë humbje në buxhet, që mund të përdoreshin për rritjen e pensioneve. Aksioni aktual ka nisur me një mesazh për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar deri në fund të shtator 2024. Ju kërkuam të deklaronin pagat. 662 mijë vende të deklaruar pa të vetpunësuar, janë 10% janë dhe 24.9% janë me pagë minimale. 231 mijë vende pune me paga më të vogla ose sa paga minimale", u shpreh Binaj.
Lajmi kryesor:
Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S'pranojmë më deklarime që s'i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet
Xh.K//ReportTv.al