Raporti i KE dhe lufta kundër korrupsionit diskutohet në Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, Tabaku: Drejtësia të prekë zyrtarët e lartë! (Debati me Ballën dhe ministrin e Drejtësisë)

18 Maj 2022, 09:51| Përditesimi: 18 Maj 2022, 15:01

  • Share

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh këtë të mërkurë për të folur për "Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021".

Mbledhja nisi me një debat mes nënkryetarit Taulant Balla dhe kryetares së KKIE, Jorida Tabaku për hetimet e SPAK. Balla ngriti pyetje përse SPAK nuk heton 21 janarin, Gërdecin dhe Sali Berishën të shpallur "non grata" nga SHBA. Gjatë fjalës së tij, ndërhyri disa herë Tabaku, e cila i kërkonte që të fliste për integrimin. Në përfundim të fjalës së Ballës, nuk mungoi përgjigja nga Tabaku, e cila i tha se duhet të ketë të njëjtën thirrje për ish deputetët e PS që kanë kryer krime zgjedhore.

Tabaku pati diskutim edhe me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilit i kujtoi dosjen 184. Për këtë, Manja iu përgjigj duke kujtuar fitoren në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në përfundim të takimit, Tabaku i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë zyrtarët e lartë.

"80% e rasteve që po heton SPAK as që nuk e di që po hetohen. Shpresojmë që të kemi përmbushjen e objektivit që vendoset në progres raport për hetimin e zyrtarëve të lartë dhe inkurajoj çdo institucion drejtësie të prekë pushtetin. Njerëzit me pushtet para drejtësisë janë lajmi më i mirë dhe Shqipëria është gati për procesin e integrimit", tha Tabaku.

Ora 14:49
Tabaku i kujton dosjen 184, Manja: Më mbeti merak që nuk të solla lule për votat që më nderuan qytetarët e Dibrës më 6 mars

1652874910_Sequence03.00123222.Still018.jpg

Jorida Tabaku ngriti pyetje se çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës dhe shtoi se Ministri i Drejtësisë ka votuar 7 ligje nga 9 që lidhen me kapjen e shtetit. Për këtë, Manja iu përgjigj me tone ironie duke i thënë se i vjen mirë që monitoron seancat e dosjes 184. Përmendi edhe zgjedhjet e 6 marsit duke thënë se i mbeti merak që nuk i solli një tufë lule pas fitores.  

Debati

Tabaku: Ministri i Drejtësisë ka konflikt interesi në luftën ndaj korrupsionit. Strategjia e ndjekur nga qeveria nuk shkon. Si në rastin e inceneratorëve, korrupsioni është me kostum, bëhet me ligj.  

Manja: Unë mendoj se sot është vendi i duhur ku duhet të flasim për të raportuar dhe jemi të hapur, unë personalisht si ministër i Drejtësisë, jam i gatshëm të përgjigjem për çdo pyetje nga kolegët.

Tabaku: Çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës në të cilën jeni edhe ju. Sot nga 9 ligje që cilësojnë kapjen e shtetit, 7 i ka votuar Manja. Është cështje edhe vullnetit politik për të çuar gjërat para.

Manja: Unë kam një përgjigje shumë të shkurtër për të gjitha ato që ju thatë, ju vazhdoni dhe mirë bëni që i monitoroni seancat e dosjes 184. Unë nga Dibra kam merak që nuk të solla një tufë lule për 8 mars për ato 5080 vota që qytetarët e Dibrës më nderuan në zgjedhjet e 6 marsit.

Ora 14:00
Balla e pyeti për hetimet, përgjigjet Kraja: Nuk mund të flas, është e shkruar në ligjin që keni votuar ju

 

Kreu i SPAK, Arben Kraja nuk u përgjigj nëse kanë nisur hetime për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ia ndalon ligji të flasë. Për këtë u pyet nga Taulant Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Kraja i kujtoi se ligjin që vetë socialistët kanë votuar tregon se nuk mund të flasë për çështjet në hetim.

"Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete , rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin", tha Kraja.

Ora 13:15
Manja: KE ka vlerësuar Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit! Dixhitalizimi ul abuzimet

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se në raportin e fundit Komisioni Evropian ka vlerësuar luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.

“Unë mendoj se sot është vendi i duhur ku duhet të flasim ne që na keni thirrur për të raportuar. Unë si ministër i Drejtësisë dhe koordinator kombëtar i luftës kundër korrupsionit jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve. E konsideroj vendin e duhur për të shkëmbyer përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe për ta përgatitur vendin për negociatat. Fakti që jemi sot në një tryezë të gjithë bashkë është sinjal i bashkëpunimit dhe vullnetit tonë për të çuar para procesin e integrimit të Shqipërisë. KE ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të mbajtur konferencën ndërqeveritare. Ky vlerësim është fryt i punës së kësaj mazhorance, sidomos me reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. SPAK kontribuoi në konfiskim dhe sekuestrim të aseteve kriminale. Këtë e thotë raporti i Komisionit Evropian”, tha  Manja, teksa nënvizioi se me dixhitalizimin ne tashmë e kemi më të lehtë të identifikojmë abuzimet në administratë.

Ora 12:58
Debati për korrupsionin/ Balla-SPAK: Hetoni '21 janarin', Gërdecin dhe Sali Berishën! Ndërhyn Tabaku: Bëni thirrje edhe për ish deputetët e PS

 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian me fokus luftën kundër korrupsionit, Taulant Balla ngriti pyetje përse SPAK nuk heton 21 janarin, Gërdecin dhe Sali Berishën të shpallur "non grata" nga SHBA. Gjatë fjalës së tij, ndërhyri disa herë kryetarja e KKIE, Jorida Tabaku, e cila i kërkonte që të fliste për integrimin. Në përfundim të fjalës së Ballës, nuk mungoi përgjigja nga Tabaku, e cila i tha se duhet të ketë të njëjtat mendime për ish deputetët e PS që kanë kryer krime zgjedhore.

Pjesë nga debati

Balla: Pse SPAK nuk heton 21 janarin, pse nuk heton korrupsionin në Gërdec? E treta që për mua është e rëndësishme, cfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për 'non gratën'. SHBA kanë përcaktuar Sali Berishën "non grata".

Tabaku: Të fokusohemi tek integrimi. Pastaj kaloj dhe unë tek non gratat e tjerë.

Balla: Ruani qetësinë. Shqipëria si një vend që ka SHBA partner strategjik duhet të marrë seriozisht dokumentet e tjera. Berisha ka kryer shpërdorim detyre. Prokuroria shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim penal? I ka cuar ndonjë letër-porosi keni dokumentacion? Kredibiliteti ynë dhe këtu po e mbyll zonja kryetare, të kuptoj, vura këtë sepse një non gratë tjetër është hetuar nga prokuroria dhe jemi për ti thënë bravo kur bën punën. Kemi rastin e ish prokurorit të përgjithshëm. Në këtë këndvështrim, mendoj që ky raportim duhet të jetë konkret, jo me diskutimet që jemi të gjithë dakord. Do i kërkoja të gjithë komisioneve që edhe rezolutat që miratojnë të mos jenë përshëndetëse, por të bëjmë raportim konkret. Dua të shpreh mbështetjen e Kuvendit në luftën kundër korrupsionit, të shumicës parlamentare që të bëjnë detyrën dhe të kërkosh të zbatohet ligji nuk është sulm.

Tabaku: Unë shpresoja që të njëjtat mendime t’i ndanit edhe për  ish-deputetët e Partisë Socialiste që janë shpallur ‘non grata’. Dhe bëhet fjalë për krime zgjedhore. Ndaj ju ftoj që thirrjen  SPAK t’ia bëni edhe për ato.

Komento

Komente

  • Elbasanasi: 18/05/2022 13:37

    Nje pergjigje per Taulant ballen nga SPAKU do te ishte :" Se nuk na do t...!Se nuk eshte ne kopetencen tone te hetojme "Shefi"n tone dhe se nuk kemi "fakte e dosje" as per shkelqesine e tij Like qe ndrit si xhevahir dhe as per Bacen ,baloz te maleve,shefin e shefave (te krimit) te ketij vendi.Presim informacion nga....UDB,KGB!Boll "nderhyte ne punen tone"!Pse budallenj jemi ne te merremi me...?Ne jemi ne krye te detyres!S'do leme fakir ne kete vend pa futur ne burg edhe per shkelje te qarkullimit rrugor,vetem per krime madhore e sidmos te lidhura me Meten e Berishen mos na flisni.Kur do ta kuptoni kete?!!!!Ky eshte urdheri qe eshte dhene nga shefi i Spakut ,zoti Taulant.Doni me per Belulin e Spakut?Keto dite SPAKU ka dhe nje ceshtje tjeter te nxehte qe e ka denoncuar zonja e fundit e presidences,Kriemadhja,zedhenesja e Krajes,qe lidhet me nje minister te Rames...do e shikoni!E ka zbuluar 007-ta Lesheliste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?