Lufta kundër korrupsionit, Rama: SPAK të çojë pas hekurave të larguarit nga vetingu, përndryshe zhgënjim! Sistemi i ri të ndahet nga 'peshkaqenët e vjetër' që lundrojnë në formë politikanësh

13 Tetor 2020, 12:16| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 15:38

  • Share

Reforma në Drejtësi ka bërë kthesën e vendit për të luftuar realisht korrupsionin, pasi  para saj lufta ishte e përqendruar me mullinjtë e erës. Këtu u shpreh Kryeministri Edi Rama në  konferencën ku u prezantuan rezultatet e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO).

Rama u shpreh se lufta kundër korrupsionit ka nisur me Vettingun, ku gjyqtarë e prokurorë që ishin bërë pis po pastrohen dhe po largohen nga sistemi. Por gjykimin e tyre nuk e bëjnë politikanët por SPAK, ku sipas Ramës shqiptarët dhe ndërkombëtarët kanë shpresa të larta tek ky institucion dhe dështimi i saj do ishte zhgënjim i madh për të gjithë. Rama bëri dhe një deklaratë të fortë duke thënë se sistemi i ri i drejtësisë s’duhet të bashkëjetojë me peshkaqenët e vjetër që lundrojnë në formë politikanësh.

Kryeministri Rama tha se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të vettingut. Ai tha se ky proces nuk ka për qëllim që të gjykojë gjyqtarët apo prokurorët por vetëm t'i pastrojë ata. Sipas tij, SPAK dhe BKH kanë detyrën për të gjykuar.

Kryeministri Edi Rama iu rikthye ligjit antishpifje në konferencën antikorrupsion, duke iu drejtuar ndërkombëtarëve se “nëse nuk zgjidhet problemi i shpifjes, fundi i botës, siç e njohim, do të jetë shumë më i afërt sesa mendojmë ne”. Rama tha se ata që janë pro këtij ligji janë sipërmarrësit që sipas kryeministrit ndjehen të shantazhuar nga mediat.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

Ora 12:36
Ligji antishpifje, Rama ndërkombëtarëve: Nëse nuk zgjidhet problemi, fundi do jetë afër! Shqipëria nuk mund ta bëjë vetë

Rama foli për ligjin antishpifje gjatë takimit të sotëm ku ai tha se nuk zgjidhet ky problem, fundi do të jetë afër për demokracinë. Ai thotë se ata që janë pro këtij ligji janë sipërmarrësit që sipas kryeministrit ndjehen të shantazhuar nga mediat.

Rama deklaroi se Shqipëria nuk duhet të marrë përsipër të zgjidhë problemet që duhet ta bëjnë shtetet me demokraci të konsoliduar, kjo për të evituar dhe etiketimet se 'piktori kërkon të na mbyllë gojën'.

"Ju keni qenë të ndjeshëm për ligjin për shpifje. Të gjithë ata që punojnë në grupin për këtë ligj më thonë mos e thuaj më ligji për shpifjen se mërziten ndërkombëtarët.  Nëse bota juaj nuk do zgjidhin problemin e shpifjes, fundi do jetë më i afërt. Kur ne e kemi nisur këtë iniciativë, sipërmarrësit kanë qenë pro këtij ligji. Ata janë të shantazhuar çdo ditë për të paguar media që përndryshe shpifin për ushqime e ilaçe që i vendosin në diskutim dhe i reklamojnë si helme potenciale. Shpifja është po kaq e rrezikshme dhe e dëmshme. Shqipëria nuk mund të marrë përsipër të zgjidhë problemet që këtë duhet ta bëjnë shtetet me demokraci të padiskutueshme që dhe ku nuk mund të thuash që doli një piktor që kërkon të na mbyllë gojën" - tha Rama.

Ora 12:32
Lëvizjet në hipotekën e Vlorës, Rama: Gjermanët nuk janë më të pakorruptuar se shqiptarët, por është faji i sistemit! Revolucion në digjitalizim

Kryeministri Edi Rama, ka folur për lëvizjet në hipotekën e Vlorës dhe korrupsionon, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka funksionuar sistemi.

Ai ka bërë një shembull krahasimi me gjermanët dhe suedezët, duke thënë se ata nuk janë më të mirë se vlonjatët, se edhe ata janë të prirur për korrupsion, por diferencën e bën funksionimi i sistemit.

"Siç ndodh me sistemin e drejtësisë në reformën e drejtësisë ku piktura është bardh e zi ku ka të bardhë ka të zezë kështu është edhe ky proces. Patjetër ne kemi shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit ku lufta të mos jetë e përkohshme. Luftë në gjueti shtrigash dhe janë kthyer prapë aty. Pse sepse skanë arritur të ndërtojnë sistemin, duke ndarë të shkuarën me të nesërmen. Nuk janë suedezët më të ndershëm se Shqiptarët nga genet por se konceptojnë dot si mund të paguash për të marrë shërbime, për shkak se shërbimi funksionon.

Nuk janë gjermanët më të pakorruptueshëm se shqiptarët sa i përket geneve. Sillini gjermanët ti çoj te hipoteka e Vlorës për 40 ditë dhe flasim. Edhe hipoteka e Vlorës që është një simbol. Pse hipoteka mbetet një problem dhe deri kur? Jo se vlonjajtët janë më të prirur për korrupsion se gjermanët, por nëse ne sot kemi hyrë në sistemin e regjistrimit të pronave dhe nga ky proces do të kemi sistemin që do ti ketë të përcaktuara në hartën  e vetë të gjitha pronat do të jetë e pamundur të marrësh pronën e tjetrit dhe ta hedhësh në det e të marrësh tjetrin e ta bësh pronë të detit.

Ka vetëm një rrugë që të vazhdojmë të bëjnë të gjitha këto përpjekje duke pasur parasysh se çfarë do të bëjmë më tepër. Rrjeti i korrupsionit është në një nivel të ri", tha Rama.

Ndërkaq ai është ndalur edhe te digjitalizimi duke thënë se është bërë revolucion në këtë fushë.

" Në Shqipëri po ndodh një revolucion që nuk ka ndodhur në vend të rajonit. Revolucioni i digjitalizimit. Në dhjetor ne do të kemi 90% të shërbimeve publike online. Si mund të jetë korrupsioni sot sipas disave që bëjnë anketime denogruese për vende të caktuara siç ishte vjet dhe ai  vjet ishte njësoj si parvjet kur sot me shifra në shqipëri nga janari janë kursyer 3 milion ecejake në zyra sepse 3 milion janë kërkesat drejtuar zyrave që përndryshe do të bëheshin publikisht nëpërmjet platformës së shërbimeve online.

2 milion dokumenta me vulë janë dhënë online, kjo është e gjitha masë ndërvepruese. 60 milino ndërveprime janë kryer nga qytetarët me shtetin. Si qënka njësoj si disa vite më parë dhe e fundit që kam është, parafytyroni sikur ne të kishim qenë të detyruar të bëjmë karantinën  e përgjithshme pa këtë shërbim. 344744 për të gjitha ato leje që merreshin. ku do ti merrnin njerëzit ato shërbime, në rradhë gjatë karatinës?", shtoi Rama.

Ora 12:26
Rama: SPAK të çojë pas hekurave të shkarkuarit nga Vettingu! Nëse gjyqtarët e prokurorët nuk arrestohen, të mos kemi iluzion që kjo të ndodhë me zyrtarë të lartë

Kryeministri  Rama u shpreh se lufta kundër korrupsionit ka filluar bashkë me Reformën në Drejtësi për të ndritur një sistem të fortë për të luftuar atë, Kjo është një rrugë e gjatë tha Rama, por që lufta kundër korrupsionit ka nisur me Vettingun, ku ata që ishin bërë pis po pastrohen dhe po largohen nga sistemi. SPAK është institucioni që është në qendër të vëmendjes dhe të gjithë presin prej tij që të pastrojnë deri në fund ata që u larguan nga Vettingu. Sipas Ramës gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar duhet të venë prapa hekurave dhe për këtë duhet të veprojë SPAK-u. 

"Pa diskutim që lufta kundër korrupsionit është në thelb një luftë për modernizim e shtetit. Korrupsioni është një element kur shteti është i padisponueshëm për ti dhënë atë që secili i takon dhe kur shteti është i pafuqishmë për të vendosur interesin publik mbi interesat të ndryshme private. Natyrisht dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim  nuk është një dallim mes popujve apo gjenetik, por është një dallim sistemi. Vendet e zhvilluara nuk janë imune ndaj korrupsionit sepse korrupsioni është si djalli që fle brenda tek i gjalli, është pjesë e jetës njerëzore, por vendet e zhvilluara kanë sistem të cilat e bëjnë tejet të vështirë penetrimin e  korrupsionit dhe  janë prova që nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin , por sistemi që korrupton njerëzit, kjo është një luftë për të ndërtuar sisteme imune dhe për ti vendosur njerëzit në kushte pamundësie për tu tunduar. Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri që ta përballojmë atë ka nisur me reformën në drejtësi, para saj lufta kundër korrupsionit ka qenë një luftë partizane me mullinjtë e erës.  Mendoj që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri për të ndërtuar sisteme që ta përballojnë atë, ka nisur me Reformën në Drejtësi. Para kësaj lufta ka qenë njësoj si lufta me mullinjtë e erës. Fillimi i Reformës në Drejtësi dhe vijimi i saj janë baza që nesër të kemi një shtet modern. Duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk është një luftë as e lehtë dhe as e shkurtër.  Reforma në Drejtësi si e tërë është historike dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Pa diskutim që nëse shohim sot panoramën aktuale në drejtësi, është dinamike dhe ka shumë të bardhë dhe shumë të zezë. Ka shumë shpresë, por ka dhe shumë arsye për ndryshim. Është e domosdoshme që të vihet theksi në një pikë sipas meje. Nëse Vettingu po bën kërdinë  duke shkatërruar të zezën, unë them se nuk do të ketë progres në goditjen e zyrtarëve të lartë nuk mund të ndodh nëse nuk goditet korrupsioni në nivele të larta në drejtësi. Nuk do të jetë e largët kur goditja të ngjitet më lartë, kjo është premisa e të gjithë institucioneve të drejtësië. Kjo është premisa që presin nga SPAK, në të kundër SPAK do jetë zhgënjimi më i madh dhe do jetë goditja morale për të gjithë popullin shqiptar. Do jetë dështimi më i madh i të gjithë partnerëve të Shqipërisë, SPAK ka për mision që të pastrojë deri në fund të gjithë ata që janë pastruar nga sistemi. Duhet t’i pastrojë deri në fund dhe nga jeta shoqërore dhe t’i dërgojë prapa hekurave. Kjo do të jetë kthesa e madhe që do ta bëjë Shqipërinë europiane këtu. Tema këtu dhe beteja është për ta filluar tamam nga koka. Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por ka qenë koorporata e këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kanë krijuar sistemit të pandëshkueshmërisë. Po mos të kishin qenë këta, nuk do ishte dhe korrupsioni spektakolar i politikanëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30-vjeçar që është fiks tek ajo që Vettingu që është shpërbërë, nëse nuk ndodh historia do të përsëritet dhe shumë keq", tha Rama.

Ora 12:20
Rama: Vettingu 'pastron' gjyqtarët e prokurorët, SPAK e BKH i gjykon! S'duhet të lejojmë 'peshkaqenët e vjetër' të lundrojnë në politikë dhe në formë avokatësh

Në fjalën e tij gjatë konferencës për luftën kundër krimit të organizuar, kryeministri Rama tha se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të vettingut.

Ai tha se ky proces nuk ka për qëllim që të gjykojë gjyqtarët apo prokurorët por vetëm t'i pastrojë ata. Sipas tij, SPAK dhe BKH kanë detyrën për të gjykuar.

"Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë. Sot kam një zhgënjim se nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund se vettingu pastron sistemin. Nuk bën gjykimin penal të atyre. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar nga vettingu. Dhe për këtë është SPAK dhe BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurd të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh apo konsulentësh apo në formë politikanësh, do të ishte fundi edhe për 1 ose dy dekada të tjera. Parrullat, rekomandimet me luftra që e çojnë atë. Nuk janë të gjithë njësoj në institucione dhe as në politikë. Ndarja e shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë. Pa BE dhe ShBA nuk do të kishim bërë kurrë progres. Nuk do merrnim miratimin e parlamentit. U desh ndërhyrja e ShBA. Ka një luftë tjetër kundër korrupsionit e cila zë pak vend në konsideratën e përgjithshme. Si mund të bëhet krahasimi mes sot dhe dje në raportin me korrupsionin kur njerëzit kërkojnë atë që u takon sipas meritës. Dje nuk bëheshe dot mësues sipas meritës në sensin që të merrje një vend në sistem me aftësitë e tua. Duhej që ose të mbështeste partia në pushtet, ose të paguaje ose të kishe ato lidhje farefisnore. Sot që të bëhesh mësues thjesht duhet të konkurosh në një platformë digjitale. Deri dje nuk bëheshë dot infermier pa patur ato të treja. Sot infermierët hynë në sistem me platformë digjitale." - tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 13/10/2020 17:07

    Ideatori e qe bani SPAK eshte Nard Noka mrndimtari e largpamesi ka me ba shtet

    Përgjigju
  • Tirona: 13/10/2020 15:41

    Shkallet ngjiten nje nga nje, Spaku, po dergon fillimisht para drejtesise grupet kriminale dhe Boset e Droges qe ti nderpritet burimi financiar atyre gjyqtareve dhe politikaneve te korruptuar, qe ti nderpritet finacimi qe i bejne Ata ne disa Media te pavarura per te leshuar helm ndaj sistemit te ri te drejtesise qe po lind.Mbas ketyre grupeve kriminale rradhen per tu perballur me drejtesine e kane prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar qe jane perjashtuar nga Vetting-u dhe mbas tyre rradhen per tu paraqitur paradrejtesise do e kene Ata politikane qe kane vrare, vjedhur dhe shkelur kushtetuten per te mbuluar korupsionin e tyre me anen e te cilit u bene milardjere pa punuar asnje dite.Nese kjo thirje qe ben Kryeministri me mbeshtetjen edhe te SHBA dhe te BE do te realizohet me sukses nga SPAKU shume shpejt brenda ketij viti dyert e BE do te hapen perfundimisht duke mos patur me kushte te tjera. Shpesojme qe SPAKU te realizoje me sukses kete detyre historike qe iu eshte ngarkuar , per ti hapur rrugen popullit Shqiptare per nje jete me te mire dhe demokratike.

    Përgjigju
  • Mirka: 13/10/2020 14:40

    Per ke veting e ke fjalen per ate te papersossurin qe tha ambasadorja, apo per ate te partise qe po ben

    Përgjigju
  • Une: 13/10/2020 14:07

    PS dhe Rama nuk kane asnje merite per Vetingun dhe eshte absurde qe Rama kerkon te marre merita. Vetingun e beri Amerika! PS dhe Rama do gjykohen per Spak dhe per BKH.

    Përgjigju
  • meri: 13/10/2020 13:50

    Me ne fund degjova nji disutin normal por....,problemi eshte se:SPAK eshte "pjell"nga sistemimi 30-vjeçar,qe jo pa qellim,Sali Berisha i ushqeu dhe edukoi per te dhen padrejtesi.Kam pak besim tek keta " ku kan ngren buken,t'i permbysin kupen",megjithate shpresa vdes e fundit,duhet te kemi durim,deshira per t'i pare mbas hekurave gjakepirsat tan,mbase behet realitet.

    Përgjigju
  • Ari: 13/10/2020 13:40

    Kalo nje her nga mjeksia ligjore e shih si po ti nxjerrin nga burgu njerzit me vertetimet e atyre hajdutve aty

    Përgjigju
  • Populli: 13/10/2020 13:35

    Ne fakt pas hekurave duhet te shkosh ti qe hoqe gjithe te ndershmit dhe qe rri ne vila si surreli ku nje ulli ben 1000 euro. Ti duhet ge shkosh ne burg qe deklaron vepra arti te femijeve dhe te tuat qe se pame kush i bleu e sa i bleu. Ti qe ben ppp incenerator aeroporte fantazme e ku di une cfare. Ti fare e keqe qe qe kur ke ardhur vetem fatkeqesi ke sjelle e i nxive jeten popullit sic te eshte nxire surrati yt

    Përgjigju
  • Agush: 13/10/2020 13:33

    Po ti agush me ppp e tua kur do te shohim prapa hekurave...!? Po tenderat sekrete? Po inceneratoret? Po vjedhja e zgjeshjeve? Po kriminelet ne parlament dhe bashki? Po ofertat e pakerkuara?! Po pensionet e pagat e paindeksuara?! Po borxhi publik?! Po tentativa per ndarjen e Kossoves?! A do me more agush...!?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/10/2020 13:28

    Ti kryeminister bere minister arbenahmetin,tigrin qe ka nje familje dhe tre dashnore,dhe njera prej tyre ka ne bark femijen e tigrit tend te preferuar,te cilin e dashuroni pambarim bashke me kufomen like qe ja vure te ndenjurat ne karrigen e presidentit. Lajmi ka marre dhene brenda e jashte Shqiperise. Ti si kryeminister do prononcohesh ne hollin e kryeministrise kur ti dorzosh nenes se foshnjes bonusin ne prani te babatigrit. Kur do prononcohesh per kete skandal dhe shume e shume te tjera o kryeminister???? Je I mbytur e i zhytur e na broçkullit si I ndershem.

    Përgjigju
  • Henri: 13/10/2020 13:03

    Kjo eshte maskarada me epike e imoralitetit qe kam degjuar. Koka e korrupsionit gjyqtaret???? Ata ishin, jane e do te jene. Por asgje nuk krahasohet me korrupsionin politik i cili gjeneron te gjitha format e korrupsionit!

    Përgjigju
  • eri: 13/10/2020 12:50

    KUR DO I SHOHIM PAS HEKURAVE, FLLLONI NGA NJISHI LIKE FLORIRI......

    Përgjigju
  • Mondi: 13/10/2020 12:41

    Z.kryeminister nuk besoj qe edhe ti I beson brockullat qe po na servir si puritan. Nga se je I rrethuar ti se ne vdekataret te korruptuarit e tu jo xhepin po edhe shpirtn jane gati qe te na e marrin. Me duket se duke menduar se po na perqesh ne po perqesh vehten tende.sbesoj se mendon qe vetem ti je shqiptar I zgjuar

    Përgjigju
  • Meni: 13/10/2020 12:28

    Po hëëë pra kur ???????!!!!!!!

    Përgjigju
  • albi: 13/10/2020 12:23

    I ke peshkaqenet brenda o debil . Vangjush Dako,Spetim Gjika,Ahmetaj,Beqaj,Gjiknuri dhe ti vete jene maja e korrupsionit ne Shqiperi. Te gjitha PPP-te jane vjedhje e organizuar prej juve . Te gjitha rruget ndertohet me nje cmim 5 deri ne 10 here me te lart etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?