Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson përpjekjet ndërkombëtare të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në raportin e publikuar këtë të enjte për anti terrorizmin, DASH evidenton se Shqipëria ka miratuar strategji kombëtare anti terrorizëm ndërsa si kërcënim për vendin evidenton përpjekjet e organizatave të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë në dhunë.
‘Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit Shqiptar punoi ngushtë me agjencitë amerikane për të harmonizuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për kundër terrorizmin me ekspertizën dhe burimet e SHBA-së, duke siguruar që qeveria shqiptare të zhvillojë aftësi të përqendruara.’- thuhet në raport.
Duke përmendur raste të dënimit të ekstremistëve edhe nga SPAK, DASH thotë në raport se korrupsioni dhe mos koordinimi i mjaftueshëm ndërmjet agjencive qeveritare pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit.
DASH vlerëson gjithashtu edhe avancimin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave, që lidhet edhe me financimin e terrorizmit.
‘Në vitin 2022, Shqipëria ndërmori hapa drejt përmirësimit të regjimit të saj Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, duke përfshirë finalizimin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përfundimin e një projekti afatgjatë për të reduktuar ekonominë informale, duke rritur fokusin dhe përpjekjet. të autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë për zbatimin e të gjithë gamës së masave të sekuestros dhe konfiskimit, miratimin e një kuadri ligjor adekuat për shkeljet e detyrimeve të regjistrimit të shoqërive dhe organizatave jofitimprurëse dhe zbatimin e sanksioneve proporcionale dhe bindëse ndaj subjekteve që nuk kanë deklaruar pronarët e tyre përfitues në regjistrin brenda afatit.
Në raportin e saj vijues të majit, Shqipëria vuri në dukje përparim në adresimin e mangësive të identifikuara të pajtueshmërisë teknike.
Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem i dobët gjyqësor vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit.’- nënvizon raporti.
Sakaq, sa i përket Kosovës, DASH kritikon dënimet e ulëta për akuzat lidhur me terrorizmin dhe lirimet e parakohshme për këto akuza. Raporti vlerëson se “çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës vazhdon të kufizojë aftësinë e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin e saj në atë rajon.
Po /shkelqejme/ per luften kunder pastrimit te parave,mjafton te shikosh shkembimin e lekut me monedhat e tjera kryesore te botes ne bursen shqiptare!!
PërgjigjuA po bindeni npraktik lakmija ashtë e keqe,mas pakti po kuptojnë hoxhallartë,hej orë Populli imë bagtia ime për deri sa jemi Njerëz mundë ti ndihmojm vehtës shum për të ardhmen,rregullat i dini me rritë Sojin dhe mu ba sa ma shum Njerëzor jeta po vazhdon
Përgjigju