Foto ilustruese

Kronikë

Lufta kundër trafikimit/ CRCA: 185 mijë fëmijë në Shqipëri, të rrezikuar nga shfrytëzimi

30 Korrik 2021, 10:45| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 10:48

  • Share

TIRANË- Që prej viti 2013, 30 korriku është caktuar  si  ”Dita Botërore kundër Trafikimit ” të Qenieve Njerëzore.  Nisur nga kjo ditë CRCA/ ECPAT Shqipëri përmes një deklaratë kanë bërë të ditur shifra shqetësuese që sipas tyre tregojnë situatën e rëndë të fëmijëve në vendin tonë.

Në deklaratë thuhet se pavarësisht se që prej vitit 2001 e deri më sot, Qeveria shqiptare me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, kanë zbatuar një sërë masash dhe programesh për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, 20 vjet më pas, trafikimi i fëmijëve nga Shqipëria, sidomos për qëllime të shfrytëzimit seksual, për të kryer krime dhe në punë skllavëruese, vazhdon të ndodhë pa u sfiduar nga asgjë.

Raporti nënvizon se Varfëria, mungesa e shpresës, situata politike, përfshi edhe pandeminë, kanë sjellë një shtim të risqeve për trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve nga Shqipëria.

"Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, te paktën 14 përqind e popullsisë në vend jeton në varfëri absolute, ose rreth 414,000 persona, nga të cilët  të paktën 185,000 janë fëmijë. Varfëria është një ndër faktorët kryesorë që ushqen trafikimin, kriminalitetin, skllavërinë për punë dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve", vijon deklarata.

Nisur nga kjo situatë, CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Qeverisë Shqiptare:  Krijimin e një programi kombëtar të eliminimit të varfërisë së fëmijëve, duke e kthyer këtë çështje në thelbësore për Qeverinë e re që do të formohet në Shtator 2021; Ngritjen e një task-force në nivel kombëtar dhe vendor për eliminimin e trafikimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve; Krijimin e një Fondi Kombëtar për Fëmijët, për të financuar ushqimin dhe shërbimet falas për të gjithë fëmijët që jetojnë nën minimumin jetik të varfërisë në Shqipëri.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?