Kronikë

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore/ SHBA: Vini në praktikë sistemin e drejtësisë penale

22 Nëntor 2019, 10:47| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 10:56

  • Share

E Ngarkuara me Punë, e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones në 20 vjetorin e Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, ka kërkuar që qeveria dhe institucionet në Shqipëri të punojnë së bashku për të vënë në praktikë të gjithë harkun e sistemit të drejtësisë penale, për të mbrojtur viktimat dhe për të arritur vërtet drejtësi për viktimat.

Duke shprehur rëndësinë që ka lufta kundër trafikimit të personave, Leyla Moses-Ones thoë se SHBA do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në këtë proces.

 “Shtetet e Bashkuara e shohin trafikimin e personave dhe luftën kundër tij si një prioritet të lartë, dhe sjellin të gjithë ndihmën e duhur për këtë luftë në nivelet më të larta të qeverisë. Ky, është një krim i tmerrshëm, është skllavëria e ditëve tona. Është një krim që përfshin të gjithë globin dhe është një krim me shumë viktima: jo vetëm ata që trafikohen, por edhe familjet, miqtë dhe komunitetet që ata lënë pas.

Nëpërmjet ndihmës për organizatat që punojnë në vijën e parë duke ofruar ndihmë për viktimat dhe duke ndihmuar qeveritë të ndërtojnë kapacitete, Shtetet e Bashkuara punojnë me partnerët tanë ndërkombëtarë, si Vatra, për të krijuar një ekip të pandalshëm në këtë luftë kundër kësaj mizorie dhe krimi të tmerrshëm”, tha ajo.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?