Kryeprokurori Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç

Kronikë

Lufta kundër veprimtarive kriminale dhe forcimi i bashkëpunimit, kryeprokurori Olsian Çela takohet me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

15 Shtator, 15:11| Përditesimi: 15 Shtator, 15:19

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç, këtë të hënë kanë zhvilluar një takim.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria bën me dije se në takim u diskutua forcimi i bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumenteve të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.

Po ashtu në takim u diskutua edhe koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë.

1757942194_a8cac8875c104752a011a21f452dff04.jpg

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?