‘Lufta kundër vlerave të mia’, trajneri gjerman i Lokomotivës largohet nga Moska: S’mund të stërvis në vendin e Putinit

1 Mars 2022, 14:09| Përditesimi: 1 Mars 2022, 14:11

  • Share

Trajneri gjerman i Lokomotivës së Moskës Markus Gisdol ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të Lokomotivës së Moskës. Fillimisht u tha se arsyeja nuk kishte të bënte me çështjet sportive, por vetë trajneri sqaroi për ‘Bild’ se shkak ishte lufta që Rusia nisi në territorin e Ukrainës.

Sipas Gisdol, i cili për herë të parë drejtonte jashtë vendit të tij, parimet që kishte binin ndesh me atë që po ndodh.

Konkretisht Gisdol u shpreh: “Unë nuk mund të bëj punën time në një vend ku lideri i saj është përgjegjësi i një agresioni lufte në mes të Europës. Kjo është kundër vlerave dhe më bën që të jap dorëheqjen si trajner i Lokomotivës së Moskës me efekt të menjëhershëm.

Nuk mund të qëndroja në qendrën stërvitore të Moskës, të sëtrvisja lojtarë dhe të bëja skema taktike ndërkohë që pak kilometra më tej jepen urdhëra që të vuajë një popull i tërë. Ky është vendimi im personal dhe jam shumë i bindur për të.”

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 01/03/2022 18:59

    Te qofte me te ndyre nuk benka bota me respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?