Emmanuel Macron, President i Francës

Lufta kundër radikalizmit islamik, Franca prezanton një projektligj të ri

10 Dhjetor 2020, 09:30| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 09:33

  • Share

Qeveria franceze paraqiti të mërkurën një ligj që synon përforcimin e parimeve republikane, por në versionin e fundit të tij është hequr fjala “separatizëm” pas reagimeve të shumta.

Në projekt-ligjin e paraqitur qëllimi më i qartë mbetet lufta kundër Islamit radikal në shoqërinë franceze. Kryeministri Jean Castex u përpoq t’i paraprinte kritikave se ky ligj do të stigmatizojë myslimanët.

“Ky draft nuk është një tekst kundër besimeve fetare, as atij mysliman në veçanti. Përkundrazi, është ligj i lirisë, i mbrojtjes dhe i emancipimit përballë fundamentalizmat fetare. Dhe, më përgjithësisht, përballë çdo ideologjie që do të ndiqte të njëjtat qëllime”, deklaroi Castex.

Në detaj, teksti përfshin masat që kufizojnë arsimimin në kushtet e shtëpisë dhe nxit një kontroll më të ashpër të financimit të shoqatave myslimane dhe veprimtarive të tyre. Drafti përfshin elementë të veçantë të cilët janë kundër urrejtjes online.

Projektligji i ri erdhi pas sulmeve të muajve të fundit, si pasojë e së cilëve u vra një mësues Samuel Paty pasi kishte shfaqur para nxënësve karikatura të Profetit Muhammed.

Projektligji i ri ua ndalon lejen e banimit atyre që dëshirojnë të jetojnë në Francë e që janë në raporte poligamie.

Me këtë ligj, presidenti Emmanuel Macron po përpiqet të mbushë boshllëqet në luftën kundër radikalizmit islamik, për të mos i lënë hapësirë Marine Le Pen, kur mungojnë më pak se 2 vjet nga zgjedhjet e reja presidenciale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?