TIRANE - Të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë u përgjysmohet rroga për 3 muaj si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19 në Shqipëri. Vendimi u mor ketë të enjte në Byronë e Kuvendit, në mbledhjen e drejtuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi në një video konferencë.
"Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të përgjysmohet për një periudhë tremujore", thuhet në njoftimin zyrtar nga zyra e shtypit të Kuvendit.
Por po ashtu, kryeparlamentari Ruçi u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.
Ditën e djeshme deputetët e Partisë Socialiste zgjodhën të hiqnin dorë vullnetarisht nga gjysma e pagës duke e vënë atë në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat nga situata që ka krijuar COVID-19 edhe në Shqipëri. Ndërkohë, dy ditë më parë, qeveria vendosi të përgjysmojë për 3 muaj pagat e kryeministrit, zv.kryeministrit dhe kabinetit të ministrave për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
Më herët edhe Presidenti Ilir Meta deklaroi vetë se paga e tij, por edhe e zyrtarëve të Presidencës që janë solidarizuar më emergjencën do të shkurtohet sipas planit të bërë publik nga qeveria.
Po nuk jane te gjithe si ju zoti Ruci apo qeveritaret e tjere, qe rrogen nuk e keni problem fare sepse perfitoni ne shume menyra te tjera nga posti...
PërgjigjuShoku Ruçi, ju lutem, thojini shokut Rama qe te heqe perfitimet PENSIONALE te deputeteve (ose t'i reduktoje), sepse marrin 500 mije leke te vjetra pension NE MUAJ nese kane qene deputete nje mandat. Pale ca qe kane nga 3 a 4 mandate e skane punuar kurre ne profesion. Skandaloze krahasuar me ndihen ekonomike/invaliditetin, etj.
PërgjigjuQeveria duhet te pergjysmoj pagen e administrates dhe shoqerive me kapital shteteror te cilet sot rrine ne shtpi apo bejne sikur punojne, pra te gjitheve , ndryshe do gjendemi perball nje katastrofe.
PërgjigjuSa pa lidhje. Edhe te cojme 150 mije familje per buke goje, e? E pse? Me ua shpernda prape me tollona?! Cna harxhove kohen qe te lexuam edhe na acarove.
Ik mor idiot,sipas teje te ulin rrogat e arsimit, policise , ushtrise etj se te do b... ty.Tipik shqiptar qe thote hiqi lopen vllait se se kam as une .Po pastaj kush konsumon, kush do shkoje te bleje ne dyqane , kush do ruaje rendin, kush do ti mesoje femijet.Qenke me Lulin ti 7x7 bejne 42 .Gomar.
Ne kete nuk e dimë dhe nuk do ta mesojme kurre. Nuk jemi në gjendje të shikojme llogarite e tyre banka të ku futen rrogat. Dhe së dyti edhe keshtu sikur të jetë, tre muaj nuk eshte asgje në lidhje me 30 vjet vjedhje të tmerrshme të pasurise së popullit nga keta fundurrina.
Përgjigju