Mjeku Tritan Kalo

Kronikë

Lufta me COVID-19, mjeku Kalo: Politizimi s’i shërbeu përplasjes me armikun e padukshëm, ishte një stërkëmbësh në përpjekjet titanike të bluzave të bardha

7 Qershor 2021, 17:20| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 17:24

  • Share

Beteja me COVID ka nisur që prej muajit mars të vitit të kaluar, por të dhënat e fundit nga ministria e Shëndetësisë tregojnë se pandemia po largohet të paktën përkohësisht.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në rrjete sociale thotë se politika nuk ndihmoi bluzat e bardha në  luftën ndaj COVID por përkundrazi sipas tij ishin “stërkëmbësh” dhe pengues përgjatë përpjekjeve.

Politizimet, thotë më tej mjeku, nuk i shërbyen përplasjes me “armikun e padukshëm”, ndërsa shton se koha do të jetë gjykatësi më i mirë i punës së tyre.

“Kohë kovidiane…. 7.06.2021….Një intervistë e sotme me Al-Jazzeira International bazuar në Londër….Larg politizimit të punës plot Përkushtim e Profesionalizëm të qindra-mijra Mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjeksor, për t’u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…. Politizimet e tejskajëshme kudo në Botë përfshirë edhe vëndin tonë, jo vetëm që NUKU i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor….KOHA do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona…”, shkruan Kalo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?