SHBA- Kompania amerikane farmaceutike e vaksinës Novavax tregoi se pas provës klinike të zhvilluar ka rezultuar 90% efektive ndaj COVID-19.
Në eksperimentin e kompanisë për të provuar efektshmërinë e vaksinës, i cili ishte i ndarë në 3 faza morën pjesë 30 mijë qytetarë nga Meksika dhe SHBA.
Vaksina Novavax kundër COVID-19 merret përmes dy dozave dhe sipas studimit të eksperimentit të kryer rezultoi se është 100% efektive në “luftimin” e sëmundjes në fazat fillestare dhe 93% kundër disa varianteve.
Kompania njoftoi gjithashtu se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti do të paraqesë një kërkesë për miratim nga FDA.
Nëse vaksina e Novavax autorizohet nga FDA, ajo do të bëhet vaksina e 4-të në SHBA, pas Pfizer, Modernas dhe Johnson & Johnson.
Të dhënat e kësaj vaksinës, vijnë teksa SHBA ka siguruar dozat e mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë popullsinë kundër COVID-19.
Jo vetëm kaq, po administrata e Biden është zotuar të dhurojë të paktën 20 milionë doza të vaksinave anti-COVID, Pfizer, Modern dhe “Johnson & Johnson” dhe 60 milionë doza të AstraZeneca, për vendet të cilat kanë nevojë dhe nuk kanë mundësi financiare.
Nëse Novavax arrin të miratohet për përdorim emergjent nga FDA, rrjedhimisht edhe Agjencia Evropiane e Barnave si dhe autoritet përgjegjëse të vendeve të tjera pritet të miratojnë këtë vaksinë.
Tani Putini ta marre Sputnikun dhe ta beje jo ne krah por ne prapanice. Rrofte Amerika shpetimtarja e Shqiperise dhe e mbare botes.
Përgjigju