“Që prej qershorit 2021, dita e parë që s’kam asnjë pacient me COVID-19 në ndjekje”, ky është lajmi i mire dhe plot shpresë me të cilin e ka nisur ditën epidemiologu Ilir Alimehmeti.
“Dashtë zoti po fillon fundi”, shton ai.
Ky lajm vjen në një kohë kur vendi ynë dhe e gjithë bota po përjeton një valë të re të pandemisë, kjo për shkak të variantit Omicron, i cili ka fuqinë të përhapet me shpejtësi.
Pacienti zero me COVID-19 në vendin tonë është regjistruar në Mars të vitit 2020, muaj në të cilin nisi edhe “lufta” jonë me pandeminë.
Numri total i infektimeve në vendin tonë ka shkuar 269,601, ndërsa ai i infektimeve është 3,432 deri në këto momente.