Lufta me Ukrainën, diplomati Bashkurti: Rusia nuk është e gatshme që të shuajë konfliktin, synon që të dalë në detin Mesdhe! Negociatat nuk kanë prodhuar asgjë

5 Prill 2022, 14:21| Përditesimi: 5 Prill 2022, 14:32

  • Share

Situata e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë sa vjen e po bëhet më e ashpër, pas masakrës në Bucha të kryer nga ushtria ruse ku u vranë qindra civilë, e cila ka rënduar edhe mbi negociata midis dy shteteve. Për diplomatin Lisen Bashkurti, zhvillmet në terrenin e luftës ndikojnë drejtpërdrejt edhe në negociata. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bashkurti tha se negociatat deri tani nuk kanë prodhuar asgjë dhe se Rusia ka treaguar që nuk është e gatshme që të ulën nivelin e konfliktit

‘Zhvillmiet në terrenin e luftës ndikojnë drejtpërdrejt dhe në negociata. Sulmet mbi popullsinë civile krijojnë një luje të besimit. Besim është instrumenti kryesor që i ul palët për negociata. Fundi i çdo lufte është mbyllur me negociata, në një treyezë diskutimi. Deri tani duket se negociatat kanë qenë kontraverse, nuk kanë prodhuar asnjë hap para dhe jo më të krijojnë një kuadër besimi mes dy palëve. Rusia me rekrutimet e reja, tregon që nuk është e gatshme për të ndaluar luftën apo për të ulur nivelin e konfliktit. Tani është shumë e vështirë të përcaktohet se cilat do të jenë të ardhurat e negociatave.’- tha Bashkurti.

Diplomati u shpreh se synimi gjepolitik i Rusisë është që të rrisë dominimin në Detin e Zi dhe më pas në detin Mesdhe.

‘Përpjekja për të hyrë në Kiev ka filluar të bjerë, por synimi gjepolitik është që të konsolidojë pozitat në verlindje, në Dontesk. Ka tendenca edhe për t’u zhvendosur nga Krime drejt Odesës. Është një taktikë për të pasur kontroll mbi detin Azov dhe për të rritur dominimin mbi Detin e Zi. Kjo i krijon shanset të jetë e pranishme në Evropën Juglindore dhe të dalë në Mesdhe. Synimi kryesor është dalja në Mesdhe.’- u shpreh më tej diplomati Bashkurti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?