Ndërtesë në Shën Petersburg

Lufta/ Media ruse: Forcat ukrainase sulm me dronë në Shën Petersburg

19 Tetor, 14:33| Përditesimi: 19 Tetor, 15:17

  • Share

Mbrojtja kundërajrore ruse rrëzoi sot një dron në Shën Petersburg, shkruajnë mediat lokale në Rusi.

Sipas agjencive të lajmeve ky sulm nuk përbënte ndonjë kërcënim për popullsinë. Fillimisht u raportua për një ndërprerje të shkurtër të energjisë elektrike në një nga lagjet e Shën Petersburgut që përkon me rrëzimin e një droni armik.

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes ruse tha se mbrëmë janë përgjuar 16 pajisje pa pilot në tre rajone.

Ndërkohë forcat mbrojtëse ukrainase kanë raportuar se gjatë natës ushtarët rusë lëshuan një breshëri prej 6 raketash dhe 98 dronësh kamikaze në vend

“Katër raketa të drejtuara X-59/69 u rrëzuan dhe shumica e disa prej dronëve u shkatërruan. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 42 mjete ajrore pa pilot në rajonet e Odessa, Sumy, Cherkasy, Kiev, Kirovohrad, Chernihiv, Poltava, Mykolaiv dhe Kherson”, shkruajnë në Telegram Forcat ajrore të Kievit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?