Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar veçmas biseda telefonike me presidentit rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Raportohet se Erdogan i premtoi Zelenskyt ndihmë humanitare për Ukrainën gjatë dimrit, ndërsa me Putin diskutoi lidhur me zgjatjen e marrëveshjes së transportit të grurit ukrainas.
Forcat ukrainase kanë goditur një seli të grupit mercenar rus Wagner në Kadiivka, Ukrainën lindore. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori ukrainas i Luhanskut, Serhiy Haidai. Ai tha mercenarët ishin vendosur në një hotel dhe se goditja është një humbje e madhe për rusë. Së fundmi Ukraina sulmoi një bazë ushtarake ruse në Melitopol , qyteti strategjik në Zaporizhzhia, i cili është pushtuar nga rusët që nga marsi. Disa burime ukrainase pohojnë se ka pasur dhjetëra viktima.
Sulmet ruse e lanë qytetin Odessa në errësirë këtë fundjavë ku 1.5 milionë njerëz janë në errësirë, pa asnjë mënyrë për të komunikuar dhe pa ngrohje. Ekipet kanë arritur të riparojnë disa nga dëmet, por rreth 300,000 njerëz aktualisht janë ende pa energji elektrike. Ndërkohë, forcat e Kievit kanë nisur sulmet në rajonet e pushtuara të Ukrainës. Raketat goditën Melitopolin në jug dhe Donetsk në lindje, thanë zyrtarët lokalë.
Në të gjithë Ukrainën, ekuipazhet e punëtorëve dhe elektricistëve po nxitojnë për të rivendosur kapacitetet energjetike më shpejt se sa mund t'i rrëzojnë trupat e Moskës. Është një luftë e ashpër ndërsa fillon një dimër i gjatë. Qeveria ka udhëzuar Ministrinë e Energjisë që të ketë prioritet furnizimin me energji elektrike.
Një ekip ndërkombëtar këshilltarësh ligjorë po punon me prokurorët vendas në qytetin ukrainas të rimarrë, Kherson. Ata filluan të mbledhin prova të krimeve të dyshuara seksuale nga forcat ruse si pjesë e një hetimi në shkallë të gjerë.
Kjo u raportua nga Sky News , duke nënvizuar se vizita e një ekipi nga Global Rights Compliance, një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në Hagë.
Akuzat për përdhunim dhe abuzime të tjera në të gjithë vendin nga rusët u shfaqën menjëherë pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, sipas mediave dhe Kombeve të Bashkuara. Moska ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës ose shënjestrimin e civilëve, dhe Kremlini mohon akuzat për sulme seksuale nga ushtria ruse në Ukrainë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën për ta ndihmuar atë të kalojë " dimrin e ashpër ".
Kështu ka bërë të ditur administrata e presidentit turk pas bisedës telefonike që Erdogan pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Presidenti Erdogan vuri në dukje në bisedë se [Turqia] do të vazhdojë të punojë për të përmbushur nevojat humanitare të popullit ukrainas në muajt e ardhshëm të ashpër të dimrit," tha në njoftimin e presidencës turke, raporton Tass.
Forcat ukrainase kanë goditur një seli të grupit mercenar rus Wagner në Ukrainën lindore. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori ukrainas i Luhanskut, Serhiy HaidaI, raporton BBC.
Haidai tha ata ishin vendosur në një hotel dhe se goditja është një humbje e madhe për rusë.
“Wagner” janë mercenarë të sponsorizuar nga shteti që veprojnë në interes të Kremlinit, sipas ekspertëve perëndimorë.
Kompania private ushtarake, e krijuar nga Yevgeny Prigozhin, një ish-restaurator dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Njësitë Wagner janë vendosur më parë në Krime, Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Më shumë se 170 predha, përfshirë raketat Grad, u hodhën sot nga trupat ukrainase në disa qytete në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk. Kështu thonë autoritetet pro-ruse të DPR, të cituara nga Tass.
"Gjatë ditës, armiku ka bombarduar lagjet e banuara të vendbanimeve të republikës. Donetsk, Gorlovka dhe Yasinovataya kanë pësuar nga bombardimet", shkruajnë prorusët në Telegram.
Sipas kryebashkiakut të Donetsk, Alexey Kulemzin, Kievi bombardoi tregun Mayak të qytetit që shkaktoi një zjarr. Banorët vendas po denoncojnë pasojat e bombardimeve barbare të lagjes Kievsky të qytetit. Sipas dëshmitarëve, disa predha ranë pranë tregut Mayak (duket tym i zi). Një predhë goditi një apartament në një shtëpi nëntëkatëshe.
Presidenti turk Erdogan ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin.
Mediat turke bëjnë me dije se fokusi i bisedës ka qenë te energjia, çështja e grurit, marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta kundër terrorizmit. Gjatë bisedës telefonike Erdogan shprehu shpresën se kriza në Ukrainë do të zgjidhet sa më shpejt.
Ministrja austrialiane e punëve të jashtme, Pennu Wong
Ministrja austrialiane e punëve të jashtme, Penny Wong, njoftoi se janë vendosur sanksione ndaj 13 individëve rus dhe iranian për shkelje dhe abuzime të rënda ndaj të drejtave të njeriut. Policia morale e Iranit dhe Forca paraushtarake e Rezistencës Basij janë gjithashtu subjekt i sanksioneve pasi Australia iu bashkua vendeve të tjera perëndimore për të dënuar veprimet e tyre.
Grupet dhe individët iranianë ishin "të përfshirë në shtypjen e dhunshme të protestave pas vdekjes së studentes Mahsa 'Jina' Amini dhe shtypjes së vazhdueshme të popullit të Iranit", tha Wong në një deklaratë të përbashkët me ndihmës-ministrin e punëve të jashtme, Tim Watts. .
“Shtatë individë rusë të përfshirë në tentativën për vrasjen e ish-liderit të opozitës Alexei Navalny do të kenë gjithashtu sanksione për të drejtat e njeriut”, tha ministrja.
Amini vdiq në paraburgim pasi u ndalua nga policia morale e Iranit. Navalny ishte në shënjestër sepse ai është një lider i opozitës ruse dhe armik i Vladimir Putinit.
“Ligjet Magnitsky u miratuan një vit më parë dhe u përdorën për herë të parë në mars nga qeveria e mëparshme australiane, e cila vendosi sanksione ndaj 37 rusë. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe sanksionet financiare”, tha në atë kohë ish-ministrja e punëve të jashtme Marise Payne.
Individët e përmendur në legjislacionin e qeverisë përfshijnë Hossein Ashtari, komandantin e përgjithshëm të policisë iraniane dhe Gholamreza Soleimani, kreun e forcës Basij të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Ekzistojnë gjithashtu sanksione ndaj tre individëve iranianë dhe një biznesi që është i përfshirë me furnizimin me dronë në Rusi për t'i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës.
“Rusia po përdor dronët e prodhuar nga Irani për të shënjestruar civilët dhe infrastrukturën kritike, me qëllim që t'u mohojë popullit ukrainas energjinë, ngrohjen dhe ujin ndërsa përballen me temperaturat e ulta të dimrit. Furnizimi me dronë në Rusi është dëshmi e rolit që luan Irani në destabilizimin e sigurisë globale. Kjo listë thekson se ata që ofrojnë mbështetje materiale për Rusinë do të përballen me pasoja", tha Wong.
Ukraina sulmoi një bazë ushtarake ruse në Melitopol , qyteti strategjik në Zaporizhzhia, i cili është pushtuar nga rusët që nga marsi; dhe disa burime ukrainase pohojnë se ka pasur dhjetëra viktima. Sipas kryetarit ukrainas, Ivan Fedorov, ka pasur "200 të vdekur" mes rusëve. Nga ana tjetër, Rusia raporton dy viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas guvernatorit të vendosur nga Rusia të rajonit të Zaporizhzhia, Yevgeny Balitski, forcat e armatosura ukrainase goditën me raketa Himar kompleksin e hotelit, i vendosur pranë një kishe në periferi të qytetit dhe i cili ishte shndërruar në një kazermë.
Dy civilë u plagosën gjatë bombardimeve të djeshme ruse në rajonin Donetsk në lindje të Ukrainës, njoftoi në Telegram, shefi i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, siç raporton Ukrinform.
“Më 10 dhjetor 2022, rusët plagosën dy civilë në rajonin e Donetskut, në Bakhmut dhe Maksymilianivka”, shkroi Kyrylenko.
Pas tërheqjes së trupave ruse, në Kherson janë dëgjuar sërish shpërthime në qytet. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo numrin e tyre. Shpërthime të tjera kanë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe rreth orës tre të mëngjesit. Dje në orët e vona të pasdites ishte fikur sërish rryma e cila tani është rikthyer, por nuk ka ujë.