Lufta mes bandave në Kavajë/ Të rinjtë me krah të fashuar, të qeshur dhe biseda nga kafazi

8 Korrik 2019, 16:45| Përditesimi: 8 Korrik 2019, 17:08

  • Share

Pas “Far West” dhe një viktime të pafajshme asgjë si ka penguar të arrestuarit e përplasjes me armë në Kavajë të dalin të buzëqeshur në sallën e gjyqit dhe të bisedojnë mes tyre.

Është kjo pamja që tregon se të rinjtë duket sikur ajo që ndodhi si ka prekur aspak dhe pse lanë të vdekur dike që po blinte bukën e familjes pa asnjë lidhje me sherrin.

Por si nisi ky konflikt?

Një shuplakë në qendër të Kavajës që Denis Aliu i ka gjuajtur Adrian Dedej ka qenë shkaku i përplasjes me armë më 4 korrik që shkaktoi një viktimë të pafajshme dhe 5 të plagosur.

Report Tv ka siguruar dosjen e prokurorisë që këtë të hënë kërkoi arrest me burg në gjykatë për të ndaluarit e kësaj ngjarje mes tyre Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Marjus Aliu, Qazim Merkja, masë kjo e miratuar ndërsa për Agron Kollcaku nga arrest me burg u vendos arrest në shtëpi.

Vendimi u dha nga Gjyqtarja Djamela Goxha, ndërsa prokuror ishte Gëzim Çopa. Asnjë nga të ndaluarit nuk pranoi të jap shpjegime në gjykatë, teksa të dy palët e konfliktuara ishin në të njëjtin kafaz dh era në sy se dy prej tyre ishin me krahë të fashuar për shkak të lëndimeve të marra.

Pas shuplakës Aliu ka kërkuar në telefon Dedej të sqarohen por Ardian Dedej ka refuzuar takimin dhe konflikti mes tyre ka mbetur i hapur. Për të shuar konfliktin mes Aliut e Dedej ka ndërhyrë dhe Agron Kollcaku por sërish nuk është arritur në pajtim.

E teksa konflikti mbeti i hapur shtetasi i identifikuar si R.Demrozi ka telefonuar Ardian Dedej se në afërsi të lagjes së tyre kishte pikasur Denis Aliun.

Fill pas kësaj telefonate Dedej dhe Hyka janë takuar bashkë dhe i kanë bërë pritë Aliut nga ku ka rinisur konflikti mes tyre.

Dedej dhe Hyka kanë dhunuar fizikisht Denis Aliu ku sipas burimeve për Report tv ai ka qenë në prani të familjes së tij, ndërsa Aliu është larguar dhe janë përplasur sërish para lokalit të Adrian Dedej.

Në këtë shkëmbim zjarri rezulton se është plagosur dhe Marjus Aliu vëllai i Denisit i cili është paraqitur në spital disa orë pas ngjarjes.

Në vendngjarje hetuesit kanë sekuestruar 13 gëzhdoja ku 8 prej tyre janë kallashnikovë, dy prej tyre 9 m pistolete, dy me mbishkrim BR dhe një fishek model 54.

Sipas hetuesve në vendngjarje rezulton se janë përdorur tre armë të ndryshme një kallashnikov dhe dy pistoleta.

Ky konflikt la të vdekur duke blerë bukë shtetasin Ramazan Haslliu, ndërsa personi që qëlloi me shuplakë dhe më pas u dhunua fizikisht për tu kundërpërgjigjur me armë Denis Aliu vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 09/07/2019 10:03

    "Qesh mire kush qesh I fundit" more djema

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?