Lufta/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Mos e mendoni këtë kundërofensivë si të fundit

10 Maj 2023, 10:49| Përditesimi: 10 Maj 2023, 10:50

  • Share

“Mos e mendoni këtë kundërofensivë si të fundit, sepse nuk e dimë se çfarë do të vijë prej saj, nëse ne mund të çlirojmë territoret tona me këtë kundërsulm, atëherë në fund do të thoni po ishte i fundit, por nëse jo, atëherë do të thotë që ne duhet të përgatitemi për kundërsulmin e radhës”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba , në një intervistë për Bild .

Kur e pyetën se çfarë kërkesash do t'i bënte Gjermanisë, Kuleba përgjigjet: "Nga pikëpamja taktike, padyshim, këto janë armë, sepse për të fituar luftën duhen armë, armë dhe më shumë armë. Gjermania ka shumë, dhe shumë varet nga Gjermania. Sepse ju keni një industri armësh shumë të zhvilluar, me Rheinmetall si një lloj titani i industrisë së armëve në Evropë dhe ndoshta në botë. Ne kemi nevojë për municion artilerie, veçanërisht në rreze të gjata. Ne kemi nevojë për automjete të blinduara, kemi nevojë për sisteme kundërajrore, E gjithë kjo është e pranishme në Gjermani dhe është furnizuar nga Gjermania. Dhe Gjermania mund të ofrojë edhe më shumë."


Lajmi kryesor:

Lufta/ Forcat ukrainase përparojnë me 2 kilometra në Bakhmut! Kuleba: Kjo kundërofensivë e jona mund të mos jetë e fundit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?