Izraeli është i përkushtuar të vazhdojë të operojë në Gaza derisa të arrihen objektivat e luftës, kthimi i pengjeve dhe shpërbërja e Hamasit.
Kështu ka bërë të ditur zyra e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, pas takimit që pati Gallant me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Gallant përsëriti rëndësinë e presionit të vazhdueshëm ushtarak të Izraelit ndaj Hamasit, së bashku me nevojën për presion të vazhdueshëm politik të SHBA-së mbi Hamasin, derisa të arrihet një kornizë që do të lejojë kthimin e pengjeve në Izrael.
Gallant i tregoi Blinken një foto të 12 fëmijëve të vrarë nga një raketë e Hezbollahut në Majdal Shams muajin e kaluar.