Lufta/ Berlini dëbon dhjetëra diplomatë rusë, Moska i përgjigjet me të 'njëjtën monedhë'! Djali i zëdhënësit të Kremlinit, pjesë e 'Wanger'

22 Prill 2023, 07:11| Përditesimi: 22 Prill 2023, 22:49

  • Share

Berlini ka vendosur për dëbimin masiv të diplomatëve rusë nga  Gjermania. Kjo u denoncua nga Ministria e Jashtme e Moskës, duke njoftuar një përgjigje të njëjtë nga pala ruse nën arsyetimin se gjermanët po shkatërrojnë të gjithë spektrin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Rusia ka bërë me dije se do të dëbojë diplomatët gjermanë në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e përfaqësuesve të saj në Berlin si dhe të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjës të përfaqësive diplomatike gjermane në Rusi. Gjithsej 40 persona u dëbuan nga të dyja palët në prill 2023, ndërsa Gjermania vazhdoi të mbështeste Ukrainën, duke përfshirë furnizimin me tanke.

Ndërkohë sa i takon zhvillimeve të luftës, Nikolai Choles, djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov ka pranuar se ka qenë pjesë e grupit rus 'Wanger'.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse tha se NATO dëshiron të mposhtë Rusinë dhe e mban Ukrainën të motivuar duke i premtuar anëtarësimin pas përfundimit të luftës. Duke iu referuar vizitës së Jens Stoltenberg në Ukrainë, ku tha se duhet të anëtarësohet sa më shpejt në NATO, zëdhënësja ruse u shpreh se këto deklarata janë të rrezikshme për sigurinë europiane.

Ndërkohë New York Times zbulon se aktivitetet e spiunazhit që sollën edhe rrjedhjen e dokumenteve sekrete amerikane filluan menjëherë pas pushtimit rus në Ukrainë, mbi një vit më parë.

Sipas New York Times, një profil përdoruesi që përputhet me atë të Airman Teixeira, filloi të publikonte informacione sekrete. Zbulimet e reja të ndara në një bisedë në platformë kishin të bënin me detaje në lidhje me konfliktin, lëvizjet e ushtarëve dhe aktivitetet e spiunëve të Moskës, si dhe përditësimet për ndihmën e dërguar në Ukrainë.

Çështja kundër Airman Teixeira, 21 vjeç, i cili u arrestua më 13 prill, ka të bëjë me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara në një grup tjetër.

Ora 22:37
Zelensky: Të eleminojmë çdo mundësi që Rusia të anashkalojë sanksionet e vendosura

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që fuqitë perëndimore të eleminojnë çdo mundësi që Rusia të anashkalojë sanksionet. Ai njoftoi edhe tre vendime të tjera për të ndëshkuar kundër atyre që investojnë dhe mbështesin agresionin rus.

"Detyra është të eliminojë çdo mundësi për Rusinë për të anashkaluar sanksionet. Çdo plan rus që lejon anashkalimin e sanksioneve i shton kohë kësaj lufte, shton mundësi për agresorin." Kështu thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes të publikuar në Telegram.

Ora 20:26
Djali i zëdhënësit të Kremlinit konfirmon se ka luftuar krah mercenarëve të grupit 'Wanger'

1680873320_Capture.JPG

Nikolai Choles , djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov , konfirmoi se ai luftoi në Ukrainë në radhët e kompanisë grupit rus ‘Wanger’. Ai e konfirmoi vetë këtë në një intervistë për mediat vendase.

“Kur vendosa të merrja pjesë në operacionin special ushtarak, nuk e dija saktësisht se si ta bëja, sepse kur filloi gjithçka, nuk kishte aq informacion sa tani”, tha ai. “Kështu që më duhej të shkoja te babai im dhe e pyeta se si të kontaktoja me Wagner dhe ai më ndihmoi”, tha i riu, duke konfirmuar se ishte zëdhënësi i Putinit ai që kishte folur drejtpërdrejt me Prigozhin për regjistrimin e tij.

Megjithatë, Choles nuk shpjegoi pse ai kishte vendosur të nënshkruante një kontratë me Ëagner dhe të mos regjistrohej në Ministrinë e Mbrojtjes.

Djali i Peskov, i cili mban mbiemrin e njerkut të tij, tha se ai shkoi të luftonte sepse e konsideronte detyrën e tij. Prindërit e saj thuhet se e mbështetën këtë vendim: "Ata më pyetën nëse isha i sigurt se e kuptonin se ku po shkoja? Unë thashë po. Dhe ata më thanë të vazhdoj".

 

Ora 19:11
Kievi: Na duhen 10 herë sa totali i armatimeve që kemi pasur deri më tani për të mposhtur Rusinë! Aleatët ta kalojnë ‘vijën e kuqe’

1677047593_2000.jpeg

Ukraina ka nevojë për 10 herë më shumë se armatimet që ka pasur deri më tani për t’i dhënë fund luftës. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Melnyk i cili falënderoi partnerët të cilëve u kërkoi që të kalonin vijën e kuqe dhe të dërgonin 1% të buxhetit të tyre për armatime të Ukrainës.

"Ne u jemi mirënjohës aleatëve tanë për ndihmën e tyre ushtarake. Por kjo nuk mjafton. Ukraina ka nevojë për 10 herë më shumë për t'i dhënë fund agresionit rus këtë vit. Kjo është arsyeja pse ne u kërkojmë partnerëve tanë të kalojnë të gjitha linjat e kuqe artificiale dhe të ndajnë 1% të PBB-së së tyre për furnizimin me armë në Ukrainë," shtoi Melnyk. 

Ora 17:07
Kreu i grupit 'Wanger': Ushtarët ukrainas po hedhin armët dhe po ia mbathin nga fushëbeteja

1677686049_pro.jpg

Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit të mercenarëve ‘Wanger’, deklaroi ditën e sotme se ushtarët ukrainas po tërhiqeshin pasi mes tyre kishin filluar trazirat.

"Në Chasovyi Yar dhe Kostyantynivka, kanë filluar trazirat midis ushtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës: ata po hedhin armët dhe kanë filluar të largohen"-shkruan Prigozhin në Telegram.

Ora 15:50
Zelensky sanksione kundër qindra zyrtarëve rusë, në listë edhe Partia Komuniste

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vendosur sanksione të reja kundër qindra personave fizikë dhe juridikë rusë, duke përfshirë Partinë Komuniste të Federatës Ruse dhe Partinë Liberal Demokratike. Kjo është raportuar nga faqja e internetit e qeverisë kombëtare të Ukrainës, cituar nga Ukrainska Pravda . Partia Socialiste dhe Rusia e Bashkuar preken gjithashtu nga sanksionet, si dhe një sërë kompanish. Sanksionet u vendosën për 10 vjet. Lista e fundit përmban më shumë se 320 emra të shoqërive aksionare ruse që i nënshtrohen masës.

Ora 12:24
Presidenti Zelensky falenderon Kanadanë për ndihmën ushtarake

Shumë shtete janë solidarizuar gjatë luftës në Ukrainë dhe kanë dhëne ndihma të ndryshme për vendin që po përballet çdo ditë me agresionin e ashpër rus.

Mes të tjerësh edhe Kanadaja ka ofruar ndihmën e  saj për Ukrainën dhe Presidenti Zelenskyy e ka falënderuar homologun e tij kanadez Justin Trudeau për këtë.

Në një postim në Twitter, ai tha se është mirënjohës për ndihmën ushtarake që Kanadaja i ka ofruar.

Ndër të tjera ai shkroi se Kanadaja dhe populli kanadez demonstrojnë se bota e lirë qëndron e fortë me Ukrainën, pasi kjo e fundit po mbron vendin e saj.

"Faleminderit, Kanada, për mbështetjen e vazhdueshme deri në fitoren tonë", përmbylli ai në deklaratën  e tij.

Ora 12:11
Ushtria ukrainase në sulm, zhvendoset me mjete të blinduara drejt vijës së parë në Bakhmut

Qyteti i Bakhmut, në rajonin e Donetskut, ka qenë në qendër të një prej betejave më të përgjakshme dhe më të vështira të pushtimit rus.

Beteja po zhvillohet aktualisht në zonën perëndimore të qytetit, ku automjete të blinduara ukrainase janë duke lëvizur drejt qytetit të Bakhmut në vijën e parë.

Forcat ruse kanë avancuar nga lindja, mirëpo Ukraina këmbëngul se situata është nën kontroll.

Fotografitë tregojnë ushtarakët ukrainas duke u zhvendosur në vijën e parë me automjete të blinduara për të ndihmuar në luftime.

 

 

Ora 12:09
"Ka kaluar një vit që kur pashë nënën time për herë të fundit", vogëlushi ukrainas rrëfen se si ushtarët rusë e ndanë nga nëna

Nga të gjitha krimet që rusët dyshohet se kanë kryer në Ukrainë, krimet dhe lëndimet e mijëra fëmijëve janë historitë më rrëqethëse për tu treguar.

Përveç bllokimit të çuditshëm të rrugës dhe burrave me uniformë që mbajnë armë dhe kontrollojnë makinat, në disa pjesë të Ukrainës, është shumë e le pamundur të harrohet se po ndodh luftë.Errësira e luftës është po e prekshme kudo, madje edhe mes të qeshurave të fëmijëve që pinë pije të gazuara dhe hanë pica, ka një trishtim që përshkon gjithçka.

Në këtë normalitet që vazhdon sepse koha nuk ndalet, ka të vegjël që kanë qenë dëshmitarë të gjërave që nuk duhet t'i kishin parë kurrë.Një ndër historitë më të  dhimbshme që mund të ketë shkaktuar lufta është ajo e të voglit  12-vjeçar, të cilin ushtarët e shkëputën nga nëna e tij një vit më parë në Mariupol dhe e dërguan në territorin e pushtuar nga Rusia në Donetsk.

Ai nuk e ka parë atë që atëherë, tani ai ka vetëm gjyshen e tij, e cila udhëtoi mijëra kilometra për ta gjetur dhe për ta sjellë në shtëpi.

Gjithçka filloi për këtë djalë të vogël kur u plagos në sy nga predha nga një raketë, ndërsa ai dhe nëna e tij u larguan nga bodrumi i tyre në Mariupol për të gatuar ushqim jashtë. Ushtria ukrainase u kujdes për ta derisa u desh të dorëzoheshin kur Mariupol ra në duart e rusëve vitin e kaluar.

Sasha dhe nëna e tij 32-vjeçare Snizhana Kozlova u dërguan nga ushtarët rusë në një të ashtuquajtur kamp filtrimi, ku u ndanë.Djali ishte ndarë nga nëna e tij dhe nuk ishte lënë as që ti thoshte lamtumirë.Deri më sot, Sasha nuk e di se çfarë ka ndodhur me nënën e tij. I prekur teksa flet për nënën e tij ai shpreson që duke i treguar historinë e tij botës, ata do të mund të ribashkohen.

Kjo është historia e Sashës, por jo e vetmja pasi ka mijëra si të tijat.

Ora 08:03
'Bëhu burrë', Rusia fton qytetarët të bëhen pjesë e ushtrisë

1682143525_erw.JPG

Një fushatë e gjerë promovimi ka nisur në Rusi duke u bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e ushtrisë.

Ajo vjen pasi forcat e armatosura ruse thuhet se kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë luftuar për të bërë përparim në Ukrainë më shumë se një vit pasi e pushtuan atë.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë publikoi pamje duke u bërë thirrje rusëve që të heqin dorë nga punët e tyre civile në favor të një kontrate me ushtrinë.

“Ti je burrë. Bëhu burrë!,” thotë reklama.

Videoja paraqet një roje supermarketi, një instruktor fitnesi dhe një shofer taksie, të gjithë të zhgënjyer nga jeta aktuale që gjejnë zgjidhje duke u bërë pjesë e ushtrisë.

Aty premtohet një pagë mujore prej të paktën 204,000 rubla (2,500 dollarë; 2,000 £), katër herë më shumë se mesatarja e Rusisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/04/2023 09:30

    Ruset e bejne me deshire mobilizimin ne ushtri dhe quhet vend ku oa diktature kurse ne Ukraine i dergojne me dhune ne front dhe ky vend quhet demokratik nuk duket pak e cuditeshme ?

    Përgjigju
    • Scutari: 22/04/2023 23:21

      Da da tavarish!!????????????????

    • e drejta: 22/04/2023 14:23

      NESE RUSET SHKOJNE ME DESHIRE NE LUFTE I BIE QE POPULLI RUS ESHTE BUDALLA...GJE QE PER MUA NUK ESHTE E VERTETE

    • Den: 22/04/2023 13:01

      Po o turi-qeni,e more rrogen ne ambasaden ruse?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?