Lufta ndaj COVID-19, Gjermania zgjat kufizimet, Austria dhe Spanja planifikojnë t'i lehtësojnë ato (VIDEO)

3 Dhjetor 2020, 10:24| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 13:59

  • Share

Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll valën e re të infeksioneve me Covid-19, Gjermania vendosi që masat kufizuese të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri në 10 janar. Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosën, që të shtyhen masat kufizuese për popullsinë për shkak të pandemisë, ndërkohë që në 4 Janara do të merren masat e reja.

Çka do të thotë se restorantet, baret, palestrat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe gjatë vitit të ri do të reduktohen kontaktet mes qytetarëve, ndonëse pritet që disa kufizime të lehtësohen për Krishtlindje. Federata dhe landet duan të përgatiten për fillimin e shpejtë të vaksinave ndaj koronavirusit. Instituti Robert Koch-Institut (RKI) brenda 24 orëve të fundit njoftoi për 487 raste vdekjesh nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, megjithatë janë shënuar rënie e rasteve të reja.

Austria nga ana tjetër ndonëse ndodhet në izolimin e dytë nuk po arrin të ketë një përmirësim të situatës, rreth 5 mijë raste të reja regjistrohen çdo ditë por sidoqoftë shteti alpin ka vendosur të lehtësojë disa masa duke përfshirë rihapjen e shkollave të hënën.

“Po planifikojmë që nga 7 dhjetori të rihapen shitësit me pakicë, sallonet,  muzetë, bibliotekat,” – u shpreh kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz. Ndërkohë që është ndër të paktat vende të BE, që planifikon të lejojë sportet dimërore gjatë festave të fundvitit.

Edhe politikanët e Spanjës më në fund kanë rënë dakord për kufizimet gjatë Krishtlindjes. Udhëtimet midis rajoneve do të lejohen vetëm për të vizituar familjen, por jo udhëtime pushimesh.  

Numri i njerëzve që lejohen të takohen rritet nga gjashtë në dhjetë dhe kjo vlen  vetëm në prag të Krishtlindjes dhe për Vit të Ri.

Ndërkohë që në Rusi,  Vladimir Putin urdhëroi autoritetet ruse që nga java tjetër të nisin vaksinimin masiv vullnetar të popullsisë. Vendimi i Kremlinit erdhi pas publikimit të rezultateve të të efektivitetit të vaksinës së saj Sputnik V , e cila rezultoi të ishte efektive.

“Unë e di që më shumë se dy milion doza të vaksinës së parë të regjistruar në botë kundër infeksionit të koronavirusit, Sputnik V, janë prodhuar tashmë  ose do të jenë gati në ditët e ardhshme. Kjo na jep mundësinë të fillojmë nëse jo në masë, atëherë të paktën   të nis vaksinimi në shkallë të gjerë - dhe natyrisht, siç kemi rënë dakord, para së gjithash  të nis me dy grupet e rrezikut: mjekët dhe mësuesit,” – tha Vladimir Putin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?