Nicola Sturgeon

Lufta ndaj COVID-19, Skocia sërish në karantinë

4 Janar 2021, 15:39| Përditesimi: 4 Janar 2021, 15:41

  • Share

Duke nisur nga mesnata e sotme Skocia do të hyjë në një shtetrrethim tjetër nga mesnata e sotme deri në fund të janarit, njoftoi Nicola Sturgeon.

Ministrja e parë skoceze zbuloi masat e fundit në parlament ndërsa tha se është më e shqetësuar për gjendjen epidiomologjike në vende sesa ishte në muajin mars. Sipas rregullave të reja, Skocezëve do t'u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi  dhe do të mund të lëvizin vetëm për arsye shëndetsore, për të blerë ushqime dhe ushtrime fizike.

Dy persona nga dy familje do të jenë akoma në gjendje të takohen në natyrë. Vendet e adhurimit, do të mbyllen nga e Premtja.

"Është thelbësore që të kufizojmë më tej bashkëveprimin midis familjeve të ndryshme për të ndaluar përhapjen dhe për ta kthyer situatën nën kontroll, ndërsa ne vaksinojmë më shumë njerëz," tha Sturgeon.

Britania e Madhe vazhdon të luftojë me një variant të ri të COVID-19 që është shumë më i transmetueshëm se origjinali.

Të Dielën në mbrëmje, vendi regjistroi ditën e tij të gjashtë me radhë të rasteve të reja që tejkalonin 50,000 raste të reja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?