Lufta ndaj koronavirusit bashkon artistët shqiptarë në të gjithë botën: S'ka asgjë më të rëndësishme se jeta! (VIDEO)

6 Prill 2020, 10:02| Përditesimi: 6 Prill 2020, 14:04

  • Share

Artistët shqiptarë, të shpërndarë në çdo vend të botës, kanë vijuar me thirrjet e tyre për të ndërgjegjësuar njerëzit se vetëm duke treguar kujdes dhe duke qëndruar në shtëpi, do ia dalim për të fituar luftën ndaj koronavirus.

Nga SHBA vjen mesazhi i balerinës Adel Lami, ndërkohë që nëpërmjet këngës, i janë bashkuar kësaj thirrje edhe artistët brenda vendit.

 

Ora 13:01
‘Prodistët e Vlorës’: Jepe besën, jepe fjalën, të gjithë bashkë do ia dalim! (VIDEO)

“Të gjithë bashkë do t’ia dalim”, por duhet që të kemi besim edhe të ngrohim shpirtin e njëri-tjetrit me më shumë shpresë dhe optimizëm. Kjo është iniciativa e artistëve shqiptarë, të cilët dita-ditës realizojnë video-mesazhe për bashkëkombësit e tyre brenda edhe jashtë kufijve, për ndërgjegjësim ndaj COVID-19.

Parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo vijnë me një këngë të orkestruar nga Artur Dhamo për virusin korona. Artistët përmes këngës jo vetëm përshkruajnë situatën, por edhe bëjnë apel që të të gjithë bashkë të respektojmë edhe këshillat e dhëna nga specialistët.

Ora 12:56
“Ditari i Anna Frank”, aktorja: Të ruajmë shpirtin e njëri-tjetrit! (VIDEO)

Aktorja Klodjana Keço përmes interpretimit të një pjese nga monologu i “Ditarit të Anna Frank” përcjell tek të gjithë shqiptarët mesazhin, se duhet të kemi besim se do t’ia dalim, por edhe të ruajmë shpirtin e njëri-tjetrit.

Ora 12:48
“Në shtëpi, por jo vetëm” Tedi Papavrami dhe Alexandra Conunova në violinë (VIDEO)

Bashkëpunimeve artistike përmes internetit nuk u ka thënë jo as violinisti i njohur Tedi Papavrami. Ai përmes një duoje në violinë luan  me Alexandra Conunova-n pjesë nga “8 kapriçot” e Wieniawski-t.

Ora 12:38
‘Mozaik me artistë nga e gjithë bota’, violinistja: Për më shumë shpresë dhe optimizëm! (VIDEO)

Violinistja shqiptare Lirza Zaloshnja ka bërë bashkë përmes interpretimit live nga interneti artistët nga e gjithë bota, për të përcjellë mesazhe optimiste edhe më shumë solidaritet. Vet artisja e konsideron këtë iniciativë një mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen edhe të jenë të kujdesshëm për situatën ku gjendet e gjithë bota.

Ora 12:35
‘Europa këndon’, 700 fëmijë këndojnë arien e njohur “Nessun dorma” të Puçinit (VIDEO)

700 fëmijë italianë edhe evropianë janë bërë bashkë për të kënduar arien e njohur “Nessun Dorma” të Giacomo Puccinit. Dirigjenti i orkestrës live Germano Neri përmes këtij realizmi përcjell mesazhin e jetës, që do të rilindë sërisht, edhe  brezi i ri më shumë se kurrë do të jetë i bashkuar.

Ora 12:32
Francë/“Të du moj gocë e vogël”, Genc Tukiçi dhe vajza e tij, Nadia këndojnë këngën shqiptare (VIDEO)

Kompozitori edhe pianisti Genc Tukiçi së bashku me vajzën e tij, Nadian gjatë kësaj periudhe vetizolimi nga shtëpia e tyre në Francë këndojnë këngën “Të du moj gocë e vogël”.

Ora 12:07
'Është koha kur përqafimet konsiderohen krim!', Jon Tarifa: Më ka marrë malli të përqafoj familjen (VIDEO)

Këngëtari Jon Tarifa në një lidhje direkte me emisionin "Rreze Dielli" është shprehur se gjëja e parë që do të bëjë, sapo të mbarojë situata nga koronavirus do të jetë ardhja në Shqipëri, ku ka familjen. Ai thotë që të qëndroni pranë familjeve tuaja, por mos kini frië për të vazhduar jetët tuaja.  

"Ju lutem kini kujdes! Ndodhemi në një situatë ku një përqafim apo një puthje konsiderohet krim, ju vazhdoni jetën dhe shfrytëzojeni këtë kohë. Shfrytëzojeni këtë kohë për të bërë gjërat që ju pëlqejnë. Gjëja e parë që do bëj sapo kjo të mbarojë, do vij në Tiranë sepse më ka marrë malli të përqafoj familjen time.", shprehet këngëtari. 

Ora 11:39
Këngëtari Jon Tarifa këndon live në emision "Hear me out": Qëndro i sigurt në familjen tënde! (VIDEO)

'Hear me out' është kënga më e re që Jon Tarifa i ka dedikuar situatës së krijuar nga koronavirus. Ai ka interpretuar një pjesë të këngës me mesazhe të forta sensibilizuese live në emisionin "Rreze Dielli". Për këtë këngë ai është shprehur se e ka realizuar për një javë nga ideja, deri te përfundimi i videoklipit. Nëpërmjet kësaj kënge ai përcjell mesazhin se të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që ky virus të mos ketë pasoja të rënda për ju dhe të dashurit tuaj. 

 

Ora 11:36
Me dorashka e maskë, këngëtari: Ishte eksperiencë unike, për një javë realizova këngën për koronavirus (VIDEO)

Është frymëzuar nga rrugët boshe nga koronavirus për të bërë këngën e tij më të re "Hear me out" dhe e ka realizuar për një javë nga ideja deri te videoklipi! Këngëtari Jon Tarifa shprehet në "Rreze Dielli" se kjo këngë u realizua me plot vështirësi, për shkak të masave që duhet të zbatonte nga koronavirus.  Këngëtari thotë se është I frymëzuar, ndaj periudhën e karantinimit do ta shfrytëzojë edhe për të përfunduar një album.

“Teksti erdhi shumë kollaj, atë që kisha në mendje më duhet të shkoja në studio, gjithcka u bë me kujdes, ishte eksperincë unike.Vajta në studio me dorashka, xhirimi u bë duke mbajtur distancë me kameramanin. Gjithcka ndodhi shumë shpejt për një javë. Tani që jam i izoluar do të bëj  një album, kam një frymëzim dhe dua ti shtrohem” shprehet këngëtari.

Ora 11:13
Nga mësimet në piano te baleti e kënga, ja si e kalojnë fëmijët ditën në izolim (VIDEO)

Duket se ditët e izolimit fëmijët po i shfrytëzojnë në maksimum. Ndryshe nga të tjerët që ndoshta izolimi I ka bezdisur paska, fëmijët janë një kategori që po I shijon ditët e karantinimit. Nga mësimet e pianos, në këngë apo balet, ata i kanë mbushur me art ditët e tyrë. Fëmijë personazhesh të njohur të vendit, por edhe ata që aspirojnë të bëhen vetë një ditë artistë të mëdhenj, sjellin video mjaft interesante.

Ora 11:12
Balerina Adel Lami nga SHBA: Të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë pandemi globale! (VIDEO)

Nga SHBA, atje ku jeton prej tashmë disa kohësh, balerina Adel Lami bën thirrje që të gjithë të qëndrojmë në shtëpi, në mënyrë që ta fitojmë betejën me këtë pandemi globale.

Ajo thotë se këtë periudhë po e shfrytëzon për të lexuar sa më shumë, pork a zbuluar edhe një ‘talent tjetër të vetes, pikturën.

 

Ora 11:11
Mezzo sopranoja e TKOB, Ivana Hoxha: Nuk ka asnjë më të rëndësishme se jeta! (VIDEO)

Me mesazhin se nuk ka asnjë më të rëndësishme sesa jeta, Ivana Hoxha, mezzo sopranoja e TKOB bën thirrje që të qëndroni në shtëpi. Ajo po kalon një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj, pritjen e ëmbël. Me muzikën që nuk e harron kurrë, me pozitivitet dhe aspak frikë në këtë situatë, Ivana ka diçka për t'ju thënë!

Ora 10:05
Erik Lloshi dhe tre artistë të tjerë sjellin “Këngët e Rinisë” të Luan Zhegut (VIDEO)

Erik Lloshi, Silver Metka, Ermal Pepa, Fabian Metkaj kanë sjellë nga shtëpitë e tyre me anë të një video “Këngët e Rinisë” të Luan Zhegut.

Kjo këngë është e kompozuar nga Agom Krajka dhe njiher si një perlat e muzikës shqiptare.

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?