Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.
Ndër të tjerë mbajti fjalën e tij edhe minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili vlerësoi punën e SPAK dhe ecurinë e reformës në drejtësië për të luftuar korrupsionin.
Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë. Kjo ka kontribuar në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe nnë perceptimin tashmë se askush nuk është mbi ligjin.
'Procesi ka rikthyer besimin tek drejtësia. Krijimi i një sistemi të pavarur është faktor për sundimin e ligjit. Kemi sfida, e para është që ky process të mbyllet me sukses duhet që KPA, ta mbyll këtë proces me të njëjta standard që ka ndjekur procesi i vettingut.
Organet e tjera kushtetuese të sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe drejtuesi i SPAK të vazhdojnë me të njëjta standarde të reformës. Një risi e reformës ishte krijimi i SPAK. Është kthyer sot në model suksesi në luftë ndaj korrupsioni dhe krimit. Është ndër institucionet më të besueshme. Rezultatet e punës flasin qartë. Dua të sjell në vëmendje që SPAK ka në hetim dhe ka ulur në gjykim figura të njohura, ish presidentë, ish kryeministra, ministra dhe deputetë dhe zyrtarë. Pasuritë e zyrtarëve po sekuestrohen dhe konfiskohen. Krimi është vënë në shënjestër dhe janë goditur një numër i konsiderueshëm. Mesazhi i qartë askush mbi ligjin dhe çdokush do gjykohet sipas ligjit.'
Më tej, ministri thekson rëndësinë e digjitalizimit si një mjet të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës në administratën shtetërore. Në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të bëhet operacional regjistri digjital i zyrtarëve shqiptarë që do të krijojë një mundësi të rëndësishme për monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë administrative të zyrtarëve. Kjo nismë pritet të rrisë transparencën dhe të përmirësojë llogaridhënien për veprimtarinë noteriale dhe proceset ligjore.
'Digjitalizimi armë e fuqishme. Për të luftuar korrupsioni, me anë të platofirmës e-albania, ul ndërveprimin me zyrtarët dhe ul hapësirat për korrupsion.
Ministria e Drejtësisë në fillim të vitit do bëjë operacional regjistrin digjital zyrtar shqiptar. Rrit transparencën e veprimtarisë noteriale. Edhe ky regjistër digjital mundësi e zvogëlimit të hapësirave për korrupsion.'
Një nga sfidat kryesore është plotësimi i vakancave në sistemin gjyqësor, që është thelbësor për funksionimin e duhur të këtij sistemi. Pa një numër të mjaftueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të kualifikuar, është e vështirë të arrihet një administrim efektiv dhe i drejtë i ligjit dhe një ndër zgjidhjet është edhe kualifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
'Rruga që kemi përpara ka sfidat e veta. Kemi bërë hapa. Për konsolidimin më të mëtejshëm duhet të zgjidhim vakancat në gjyqësor. Duhet të rrisim trajnimet për gjyqtarët dhe prokurorët. E nevojshme që gjyqtarë dhe prokuror të vazhdojnë me trajnime. Sfidë mbetet denoncimi publik. Duhet të rritet angazhimi i shoqërisë civile si mbikqëyrës i reformave. Lufta kundër korrupsionit, është angazhim i gjithë shoqërisë. Është betejë për të ardhmen e brezave që vijnë. Kemi bërë hapa, sfida dhe lufta me korrupsion është betejë e rëndësishme. Jemi në rrugën e duhur pse jo në vitin 2030 të jemi anëtar i BE, si angazhim me reformat.'
Lajmi kryesor:
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
G.K//ReportTv.al