Gjatë 2021 përmes ligjit antimafia dhe me kërkesë të SPAK janë dhënë 14 vendimet sekuestrimi, janë konfiskuar 4 hotele, trojet e të cilave i janë kthyer shtetit dhe janë sekuestruar mbi 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit. Këtë e bëri të ditur kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili tha se lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet i institucionit të tij dhe BKH-së.
Gjatë konferencës për "Iniciativa rajonale kundër korrupsionit", Kraja tha se me paratë e konfiskuar krimit është ngritur një laborator ekspertize tepër funksionale e të vlefshëm për SPAK, ndërsa 41 vendime konfiskimi janë ende në proces, ku përfshihen edhe resorte në bregdet.
“Sot do flasim për asetet e konfiskuara krimit të organizuar. Krimi e korrupsioni prodhon asete të cilat i përdorin për të korruptuar sistemin dhe për të mos u dënuar. Kjo deformon ekonominë e lirë dhe konkurrencën ku shpesh nxit edhe përplasje mes grupeve kriminale. SPAK e BKH e kanë prioritet këtë lloj aktiviteti. Hetimi financiar e pjesë e çdo hetimi që ne kryejmë. Në 2021 me ligjin anti-mafia kemi 5 vendime konfiskimi, 14 vendime sekuestrimi. Kemi sekuestruar 200 mijë m2 toke në Gjirin e Lalzit dhe kemi konfiskuar 4 hotele trojet e të cilave i janë kthyer shtetit. Vendimet e konfiskimet në proces penal janë 41 raste, përfshi resorte në bregdet. Risi është përdorimi i fondeve të konfiskuara. Me fondet e konfiskuar krimit të organizuar kemi ngritur një laborator ekspertize kompjuterik tepër funksional e të vlefshëm në SPAK”, tha Kraja.
Kraja tha se SPAK do të fokusohet edhe më shumë në luftën ndaj krimit të organizuar të cilët përmes korrupsionit tentojnë të kapin sistemin dhe t’i shpëtojnë dënimit.
po pse nuk nuk finaconi laborator ekspertize per kapsin me leket e inceneratoreve o James Bond
PërgjigjuZoti Kraja po ke gjithe ato vrasje ne vlore nga 5 maskarenje dhe nuk jeni ne gjendje ti vini para drejtesise qe bredhin me mjete te blinduara nga coke ini dirushi kokuqi fshatari e te tjere qe keni prova pa funde keto shikoni pa sekuestrimet behen kollaj
Përgjigju