Kryepolici Ilir Proda, homologu turk Mahmut Demirtas dhe delegacionet respektive

Kronikë

Lufta ndaj krimit të organizuar, kibernetik, terrorizmit dhe trafiqeve, kryepolici Proda vizitë në Stamboll! Takon homologun Demirtas: Intensifikim i bashkëpunimit

23 Korrik, 12:16| Përditesimi: 23 Korrik, 12:46

  • Share

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe Policisë turke, ka qenë objekti i vizitës së kryepolicit Ilir Proda në Stamboll, ku u takua me homologun e tij, Mahmut Demirtaş.

Proda ka qenë i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi.

Delegacioni shqiptar u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Gökhan Demirtola dhe drejtori i Departamentit për Interpolin dhe Europolin, Mustafa Serkan Sabanca.  

“Demirtaş vlerësoi frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Ai shprehu gatishmërinë që Policia turke të vazhdojë të jetë një mbështetje e fuqishme për Policinë e Shtetit”, informoi sot institucioni për bisedat e zhvilluara mes dy homologëve.  

Kurse Proda, pasi e falënderoi homologun turk për pritjen dhe për mbështetjen, e njohu atë “me vizionin e tij për një transformim të mëtejshëm të Policisë së Shtetit, me një shërbim gjithnjë e më cilësor për qytetarët dhe një forcë policore më profesionale dhe të besueshme në përballjen me krimin e organizuar dhe terrorizmin”.

“Në këtë takim u theksua se marrëdhëniet ndërmjet dy policive janë ndërtuar mbi një partneritet strategjik dhe një histori të gjatë bashkëpunimi, i cili është intensifikuar në vazhdimësi për të përballuar sfidat e përbashkëta të sigurisë”, njoftoi Policia e Shtetit.

Gjatë bisedës, dy drejtuesit vlerësuan se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë turke është i gjithanshëm dhe nuk njeh barriera.

“Ai shtrihet në fusha kyçe si: lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve; bashkëpunimi në fushën e antiterrorizmit dhe të sigurisë publike; kapja, arrestimi dhe ekstradimi i shtetasve në kërkim ndërkombëtar; mbështetja logjistike dhe teknologjike pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare; arsimi dhe trajnimi i përbashkët i punonjësve të Policisë, si dhe menaxhimi i kufijve dhe i migracionit”, theksohet më tej.

 

Në përfundim të vizitës zyrtare në Stamboll, delegacioni shqiptar, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Turke, vizitoi Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025), ku u njoh nga afër me teknologjitë më të fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjaft me "Dekllarata"!: 23/07/2025 15:05

    CILI ESHTE NIVELI I CERTIFIKUAR ZYRTARISHT (NGA PARTENERET ANGLO-AMERIKANE e NATO) I NJOHURIVE E I APLIKIMIT INFORMATIK TE KRYEPOLICIT' proda = PORDHA ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?