Lufta në Lindjen e Mesme vijon me intensitet të lartë dhe viktima.
Të paktën 11 persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit, që goditi gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm (1-2 Janar) një strehimore tendë që pret familjet e zhvendosura në Rripin jugor të Gazës, sipas burimeve mjekësore palestineze të cituara nga mediat lokale.
Mes viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë. Bastisja me sa duket ka ndodhur në zonën humanitare të al-Mawasi.
Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar Palestinez ka njoftuar pezullimin e transmetimeve të Al Jazeera në Bregun Perëndimor për shkak të "shkeljeve të përsëritura të ligjeve". Këtë e raporton Wafa, duke saktësuar se pezullimi është i përkohshëm.
Autoritetet akuzuan transmetuesin e Katarit për "përhapjen e dezinformatave dhe ndërhyrjen në punët e brendshme palestineze, nxitjen e ndarjes dhe jostabilitetit".
Nga ana tjetër, duket sikur Siria ka rënë në paqe të përkohëshme. Ministri i ri i Jashtëm sirian, Hasan al Shibani, tha gjatë vizitës së tij të parë zyrtare jashtë vendit, që nga marrja e detyrës pas rënies së regjimit të Bashar al Asad, se ai shpreson se udhëtimi i tij në Arabinë Saudite do të hapë një "një faqe të re të ndritshme" në marrëdhëniet dypalëshe midis dy shtete.
"Sapo kam mbërritur në mbretërinë simotër të Arabisë Saudite, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra dhe kreu i inteligjencës, Anas Jatab, raporton “La Repubblica”.
Përmes kësaj vizite të parë në historinë e një Sirie të lirë, ne aspirojmë të hapim një faqe të re dhe e shkëlqyer në marrëdhëniet siriano-saudite, në përputhje me historinë e gjatë të përbashkët”, shkroi al Shibani në një postim në X.
Sa te ndyre qe jane cifutet dhe ata qe i perkrahin per te kryer kete masaker ndaj nje populli te pambrojtur , vendet perendimore te vetequajtura “demokratike “ duhet te kuptojne se bota po i urren dhe me keto masakra qe kane ndodhur do te ndryshojne shume gjera .
Përgjigju