Foto nga sulmet në Gaza

Bota

Sot 31 të vrarë nga sulmet në Gaza, në Jerusalem arrestohet ish deputetja arabo-izraelite Haneen Zoabi! Policia: Justifikoi sulmin e Hamasit në 7 tetor 2023

21 Shtator, 11:20| Përditesimi: 21 Shtator, 14:16

  • Share

Të paktën 31 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga agimi, përfshirë 28 në qytetin e Gazës, ku Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nisën pak ditë më parë një operacion tokësor, raporton Al Jazeera.  

Sipas raportimeve, mbi 450,000 njerëz janë larguar nga qyteti i Gazës. Rreth 90% e popullsisë së Rripit, e shkatërruar nga mbi 23 muaj luftë, është detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre, në shumë raste disa herë.

Ndërkohë, sot, policia izraelite arrestoi ish-deputeten arabo-izraelite Haneen Zoabi me akuzën e anëtarësimit në një grup terrorist dhe nxitjes së terrorizmit, sipas medias izraelite Ynet. Sipas Times of Israel, ish-deputetja u arrestua për një fjalim që mbajti në Vjenë në tetor 2024, në të cilin ajo "justifikoi sulmin e 7 tetorit".

"Komentet e saj ngrenë dyshime për identifikim publik me një grup terrorist dhe nxitje të terrorizmit", tha policia në një deklaratë.

IDF konfirmoi gjithashtu vrasjen e vëllait të drejtorit të Spitalit Shifa në një sulm ajror në Kampin Shati në qytetin e Gazës, duke e akuzuar atë se ishte një "snajper nga krahu ushtarak i Hamasit".  Sipas ushtrisë, Abu Salmiya po përgatitej të niste një sulm "të afërt" kundër forcave izraelite në zonë.

Sipas mediave palestineze, sulmi vrau të paktën dy anëtarë të tjerë të familjes së Abu Salmiya dhe shkatërroi shtëpinë e tyre.

Ora 14:06
Ish-deputetja arabo-izraelite Haneen Zoabi arrestohet në Jerusalem: Justifikoi sulmin e Hamasit më 7 Tetor 

1758456395_haneenzoabi.jpg

Policia izraelite ka arrestuar ish-deputeten Haneen Zoabi me akuzën e anëtarësimit në një grup terrorist dhe nxitjes së terrorizmit, sipas medias izraelite Ynet. 

Zoabi, e njohur në shtetin hebraik për kritikat e saj të ashpra ndaj qeverisë, shërbeu në Knesset nga viti 2009 deri në vitin 2019 si përfaqësuese e partisë nacionaliste palestineze dhe pakicës arabe Balad. 

Sipas Times of Israel, ish-deputetja u arrestua për një fjalim që mbajti në Vjenë në tetor 2024, në të cilin ajo "justifikoi 7 tetorin" dhe dukej se shprehte solidaritet me Hamasin. 

"Komentet e saj ngrenë dyshime për identifikim publik me një grup terrorist dhe nxitje të terrorizmit", tha policia në një deklaratë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?