Prindërit e dëshpëruar të 32 fëmijëve që janë rrëmbyer dhe po mbahen peng Hamasi iu lutën mbrëmë grupit terrorist t'i lironte ata. Sipas gazetës britanike 'The Sun', në total kjo ka të bëjë me 32 emra djemsh dhe vajzash që u rrëmbyen në rrjetin e tuneleve 500 kilometra të gjatë të lëvizjes terroriste palestineze, e cila publikoi edhe fotografitë e tyre.
Foshnja, Kfif Bibas është pengu më i vogël i Hamasit në rripin e Gazës. Mediat raportojnë se për fat të mirë është bashkë me nënën, e cila ka edhe djalin tjetër Arielin vetëm katër vjeç.
Një nënë e shqetësuar, dy vajzat e së cilës u rrëmbyen nga Hamasi, pyeti mbrëmë me mosbesim: "Kush i rrëmben fëmijët?"
Tre anëtarët e familjes u rrëmbyen nga terroristët e organizatës sunite palestineze, teksa ndodheshin në shtëpinë e tyre në Kibbutz “Nir Oz”, më 7 tetor. Kfir vetëm 9 muajsh, vëllai i tij 4-vjeç si edhe fëmijë të tjerë të pafajshëm, janë sot peng të Hamasit, të cilët u rrëmbyen pas sulmit që grupi terrorist kreu në Rripin e Gazës.
Fëmijët mbahen peng në tunelet e Hamasit. Familjet e tyre janë të shqetësuare dhe i bëjnë thirrje Hamasit që të lirojë fëmijët. Edhe pse organizatat ndërkombëtare humanitare janë mobilizuar duke kërkuar nga organizata terroriste të lirojnë foshnjat dhe fëmijët, terroristët duket se nuk kanë marrë asnjë angazhim të tillë.
Ndërsa 50-vjeçarja Mayann thotë se vajzat e saj Dafna dhe Elahe janë po ashtu të bllokuara në tunelet nëntokësore të Hamasit në Gaza.
Agjencitë ndërkombëtare të ndihmës dhe bamirësitë mbështetën thirrjet për lirimin e tyre. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se familjet janë "të shqetësuara".
Ai shtoi: "Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë kërkesa të përsëritura për të vizituar pengjet në mënyrë që të mund të kontrollojmë mirëqenien e tyre".
Ndërkohë mes tyre janë edhe pesë 17-vjeçarë. Kujtojmë se gjithsej 240 pengje u morën gjatë sulmit të befasishëm të Hamasit në Gaza më 7 tetor. Deri më tani, katër janë liruar.