Të paktën 84 palestinezë janë vrarë këtë të dielë nga sulmet izraelite, përfshirë 73 vetë që po prisnin të furnizoheshin me ndihma, në pikat e posaçme.
Sipas Al Jazeeras, mbi 200 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Numri më i madh i viktimave ishte në Zikim, në veriperëndim të qytetit të Gazës, ku ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish që prisnin mbërritjen e kamionëve që transportonin miell.
Disa viktima u raportuan gjithashtu në Rafah, në jug, pranë një prej qendrave të shpërndarjes së ndihmave të Fondacionit Humanitar të Gazës.
Ushtria izraelite e pranon se trupat kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave, por pohojnë shifrat e deklaruara nga Hamasi.
Mediat gjithashtu raportojnë se Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është sëmurë me gastro-enterit, për shkak të një helmimi ushqimor.
Komente
