Të paktën 71 persona u vranë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. 4 fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror në orët e para të mëngjesit në Khan Younis, thanë burime në spitalin e Kuvajtit në Gaza për Al Jazeera.
Sipas burimeve, fëmijët u vranë nga zjarri izraelit ndërsa strehoheshin në tenda për palestinezët e zhvendosur.
Sipas The Guardian, duke cituar shifra të klasifikuara të inteligjencës ushtarake izraelite, rreth 83 përqind e të vrarëve në Gaza kanë qenë civilë. Një ditë më parë, OKB shpalli gjendjen e urisë në Gaza me 500 mijë njerëz në situatë katastrofrike dhe 150 mijë fëmijë në rrezik, duke bërë fajtor Izraelin për moslejimin e ndihmave.
Kreu i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, Volker Turk paralajmëroi se vdekjet nga uria në enklavë mund të klasifikohen si krim lufte.
"Uria e shpallur sot në Guvernatoratin e Gazës nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) është rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të ndërmarra nga qeveria izraelite", tha ai.
Por ky i fundit mohoi raportin duke thënë se është i rremë dhe përmban të dhëna të Hamasit.
Komente

Kriminela e nazista, do te merrni at qe keni marre qe 2500 vjet
Përgjigju