Kaja Kallas

Bota

Lufta në Gaza/ BE zbulon planin për të goditur Izraelin me tarifa dhe sanksione

17 Shtator, 15:00| Përditesimi: 17 Shtator, 15:03

  • Share

zvogëluar lidhjet tregtare me Izraelin dhe për të sanksionuar disa zyrtarë të lartë të këtij shteti, pas gjetjeve për shkelje të të drejtave të njeriut në Gaza.

Kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e BE-së ndaj këtij shteti të Lindjes së Mesme.

Masat e propozuara nga Komisioni Evropian, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, synojnë vendosjen e taksave mbi 5.8 miliardë euro mallra të importuara nga Izraeli, si dhe sanksionimin e dy anëtarëve të qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu, Ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir dhe Ministrit të Financave, Bezalel Smotrich.

Izraeli ka reaguar ashpër ndaj këtyre propozimeve. Ministri i Jashtëm, Gideon Sa’ar, akuzon Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për fuqizimin e grupeve terroriste.

"Është thellësisht shqetësuese që duke avancuar një propozim të tillë, në praktikë po fuqizoni një organizatë terroriste që është përgjegjëse për dhe vazhdon të kryejë krime të tmerrshme," shkruante ai në një letër të siguruar nga Politico.

Si pjesë e paketës që u njoftua të mërkurën, BE-ja synon të pezullojë rreth 20 milionë euro mbështetje direkte për projekte të ndryshme izraelite, sipas zyrtarëve të lartë të BE-së.

"Duhet të jem shumë e qartë. Qëllimi nuk është të dënohet Izraeli. Qëllimi është të përmirësohet situata humanitare në Gaza", tha Kallas gjatë një konferencë për shtyp në Bruksel.

Ndërkohë, Von der Leyen po lëviz për të vendosur masa kundër Izraelit pas presionit të ushtruar prej disa muajsh nga disa liderë të BE-së, grupe politike dhe madje edhe punonjës të BE-së, të cilët kanë nënshkruar letra të hapura duke e kërkuar që ajo të ndëshkojë Izraelin për luftën në Gaza.

Tarifat dhe sanksionet e propozuara, të cilat von der Leyen i pati përmendur fillimisht në një fjalim para Parlamentit Evropian javën e kaluar, shënojnë ndarjen më të madhe të marrëdhënieve BE-Izrael që nga vitet 2000 dhe një zbutje të konsiderueshme të marrëveshjes së gjerë të tregtisë së lirë.

Megjithatë, nëse miratohen, masat e propozuara do të jenë më shumë simbolike sesa shkatërruese për ekonominë e Izraelit, pasi ato do të prekin vetëm 37 përqind të eksporteve totale në BE dhe nuk do të ndikojnë në tregtinë me shërbime apo transaksionet financiare.

Bashkimi Evropian është partneri kryesor tregtar i Izraelit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skenderbeu: 17/09/2025 15:13

    po komandati yne si do rreshtohet, me BE apo kunder BE-se? as mish as peshk nuk ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?