Bota

Lufta në Gaza/ Bisedime të reja për armëpushim në Kajro! SHBA: Përparim, por nevojitet më shumë fleksibilitet nga të dyja palët

24 Gusht 2024, 08:58| Përditesimi: 24 Gusht 2024, 09:02

  • Share

Raund i ri bisedimesh sot dhe nesër në Kajro për të arritur në momentin e fundit një armëpushim në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve.

Delegacionet po mbërrijnë në kryeqytetin egjiptian, këtë herë në një format të ‘zgjeruar’, por me sigurinë e pranisë së protagonistëve të negociatave, drejtori i CIA-s, William Burns, koordinator për Lindjen e Mesme i Shtëpisë së Bardhë.

Brett McGurk, kreu i Shin Bet, Ronen Bar, së bashku me liderët e Egjiptit natyrisht dhe Katarit. Hamasi nuk merr pjesë, si në Doha. Por pavarësisht kësaj, Uashingtoni raportoi "progres" gjatë bisedimeve paraprake në Kajro në ditët e fundit.

Sisi dhe Biden bien dakord që Izraeli dhe Hamasi duhet të tregojnë fleksibilitet në bisedimet për Gazën. Presidenca egjiptiane e bëri të ditur këtë, sipas raportimeve të Haaretz, pasi presidenti amerikan foli në telefon me liderët egjiptianë dhe Katarit, duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi për pengjet në Gaza.

Biden foli me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani dhe veçmas me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sissi për të diskutuar "përpjekjet diplomatike për të finalizuar armëpushimin dhe lirimin e pengjeve të marrëveshjes" në funksion të takimit të ri në Kajro.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?