Ndarja e ushqimeve në Rafah

Lufta në Gaza/ CNN: Izraeli ka grumbulluar trupa për të sulmuar Rafahun! 14 të vdekur gjatë sulmit ajror në Nuseirat

14 Maj, 08:32| Përditesimi: 14 Maj, 08:35

  • Share

Administrata Biden vlerëson se Izraeli ka grumbulluar trupa të mjaftueshme në skajin e Rafahut, në jug të Rripit të Gazës, për të vijuar me një inkursion në shkallë të gjerë në ditët në vijim.

Lajmin e raporton CNN, duke cituar dy liderë të lartë amerikan, të cilët megjithatë nuk janë të sigurt nëse Tel Avivi ka marrë një vendim përfundimtar për një veprim të tillë, në kundërshtim të hapur të presidentit amerikan.

Një nga liderët paralajmëroi gjithashtu se Izraeli nuk kishte arritur të bënte përgatitjet e duhura humanitare përpara se të evakuonte potencialisht më shumë se 1 milion banorë të enklavës palestineze që aktualisht banojnë në Rafah.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ka patur një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseurat në qendër të Rripit të Gazës, ku sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, të paktën 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?