Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë "po"-në e Izraelit për një armëpushim 60-ditor në Gaza. Hamasi ka thënë se është gati të pranojë një marrëveshje nëse ajo përfshin edhe përfundimin e luftës. Mediat arabe raportuan se Hamasi e ka pëlqyer propozimin e prezantuar nga shefi i Shtëpisë së bardhë dhe shpejt pritet përgjigja e tyre. Sulmet izraelite ndërkohë vijuan edhe në orët e para të kësaj të enjteje duke lënë dhjetra të vrarë.
Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara, kërkon që grupi terrorist të lirojë 10 nga pengjet që mbahen ende gjallë në enklavën palestineze dhe të kthejë trupat e 18 pengjeve të vdekur që ka në zotërim. Këtë e raporton New York Times, duke cituar zyrtarë dhe izraelitë të informuar mbi marrëveshjen me kusht anonimiteti, sipas të cilit ky proces duhet të zhvillohet në pesë faza gjatë 60 ditëve. Gazeta shpjegon se ky është një ndryshim i rëndësishëm nga një propozim i mëparshëm amerikan i paraqitur në maj, i cili kërkonte lirimin e të gjithë pengjeve brenda shtatë ditëve të para të armëpushimit.
Një zyrtar i lartë izraelit njoftoi se ushtria izraelite po rrit operacionet e saj ushtarake në Rripin e Gazës, në atë që ai e quajti përshkallëzimi më i madh në muajt e fundit. Transmetuesi pan-arab Al Arabya i udhëhequr nga Arabia Saudite, raportoi, duke cituar radion ushtarake izraelite, e cila tha se presioni i shtuar ushtarak ishte pjesë e planit për të arritur një armëpushim dhe marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve në Rrip. Zyrtari shtoi se përshkallëzimi ushtarak do të vazhdojë në javët e ardhshme me një ritëm gjithnjë e më të madh, duke theksuar se ushtria synon të rrisë sulmet në zona specifike brenda territorit derisa marrëveshja e pritur të shpallet zyrtarisht.
Të paktën 82 persona janë vrarë nga Izraeli që nga agimi i sotëm, përfshirë 33 që kërkonin ndihmë në qendrat e ndihmës së Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF). Raporton Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore të cilat thonë se 13 persona vdiqën në një sulm nga forcat izraelite në një tendë në al-Maëasi, në jug. 12 të tjerë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në shkollën Mostafa Hafez, e cila po strehon persona të zhvendosur në perëndim të qytetit të Gazës. Sipas autoriteteve në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 300 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në 48 orët e fundit.
Lëvizja islamiste palestineze Hamas "nuk do të ekzistojë më, ka mbaruar". Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e tha këtë në një deklaratë në X gjatë një vizite në objektet e Kompanisë së Tubacionit Eilat Ashkelon. "Ne do t'i lirojmë të gjithë pengjet tona dhe do ta eliminojmë Hamasin deri në themel", shtoi kryeministri.
Komente

ca 60 dite mos boni pazare me jeten e njerezve kur e dinit rezultatin e luftes. Izraeli nje gje te tille po priste qe te shkaterronte Gazan edhe per te zaptuar me shume toke qe ja ka premtu jo zoti por djalli
Përgjigju