Blinken dhe Netanyahu

Lufta/ Netanyahy i thotë ‘jo’ Blinken: Nuk do të pranojmë marrëveshje për fundin e luftës në Gaza! Përplasje në universitetet amerikane

1 Maj, 08:37| Përditesimi: 1 Maj, 17:25

  • Share

Ka përfunduar në Jerusalem takimi i gjatë mes kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

Këtë e bëri të ditur zyra e Netanyahut. Sipas burimeve amerikane të cituara nga mediat, në takimin kokë më kokë Blinken përsëriti kundërshtimin e administratës Joe Biden ndaj një operacioni ushtarak në Rafah, në jug të Rripit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka thënë Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken se ai nuk do të pranojë një marrëveshje me Hamasin që përfshin fundin e luftës. Gazetari Barak Ravid e raportoi këtë në Axios, duke cituar burime amerikane dhe izraelite.

Sipas Netanyahut - vazhdoi ai - nëse Hamasi nuk i ul kërkesat nuk do të ketë marrëveshje dhe Izraeli do të hyjë në Gaza.

Ndërkohë shishe molotov u hodh gjatë natës kundër sinagogës Nozik, në kryeqytetin polak, e cila kujton ambasadori izraelit në Varshavë, Yakov Livne - i vetmi që i mbijetoi Shoah.

Ministria e Jashtme polake dënoi menjëherë episodin: "Ne duhet t'i përgjigjemi menjëherë këtij krimi të egër".

Ndërkohë përplasje të forta ka ndodhur mes protestuesve në universitetet amerikane, të cilët janë kundër luftës në Gaza.

Lajm në përditësim...

Ora 17:20
Sulmohet autokolona me ndihma jordaneze, ishte nisur për në Gaza

Jordania ka akuzuar një grup ekstremistësh izraelitë se kanë sulmuar një autokolonë ndihmash për në Rripin e Gazës duke u nisur nga Amani për në Bregun Perëndimor.

Sipas tyre, autokolonat po udhëtonin drejt vendkalimeve të Beit Hanoun dhe Karam Abu Salem kur ndodhi sulmi.

 Ata hodhën në tokë ngarkesën e kamionëve, e cila përfshinte ushqime, miell dhe gjëra të tjera të domsodoshme.

"Dështimi i qeverisë izraelite për të mbrojtur kolonat e ndihmave dhe për të lejuar sulmin është një shkelje flagrante e detyrimeve të saj ligjore si fuqi pushtuese dhe detyrës së saj për të lehtësuar aksesin e ndihmave në Gaza", është shprehur qeveria jordaneze.

Ora 16:04
Molotov kundër sinagogës në Varshavë

Një koktej molotov u hodh gjatë natës kundër sinagogës Nozik, sinagoga kryesore në kryeqytetin polak e cila kujton ambasadori izraelit në Varshavë, Yakov Livne - i vetmi që i mbijetoi Shoah.

Ministria e Jashtme polake dënoi menjëherë episodin: "Ne duhet t'i përgjigjemi menjëherë këtij krimi të egër".

Mesazhi i presidentit polak Andrzej Duda ishte shumë i ashpër: “Dënoj sulmin e turpshëm në sinagogën Nozyk në Varshavë. Nuk ka vend për antisemitizëm në Poloni!”.

Ora 10:00
Policia arreston dhjetëra protestues pro-palestinezë në Universitetin Kolumbia

Policia e Nju Jorkut ka arrestuar dhjetëra demonstrues pro-palestinezë të izoluar në një ndërtesë akademike në kampusin e Universitetit Columbia mbrëmjen e së martës 30 prill.

Menjëherë pas ndërhyrjes së policisë drejtuesja e Universitetit të Kolumbisë, Minouche Shafik i kërkoi policisë të qëndronte në kampus deri të paktën më 17 maj, dy ditë pas diplomimit, "për të ruajtur rendin dhe për të siguruar që kampet nuk do të rivendoseshin", citon Reuters.

Ndërkohë që studentët brohorisnin “Turp, Turp”, “Palestinë e lirë”, "Lërini studentët të shkojnë".

Protestuesit kërkonin plotësimin e tre kërkesave nga universiteti: largim nga kompanitë që mbështesin qeverinë izraelite, transparencë më të madhe në financat e universiteteve dhe amnisti për studentët dhe fakultetet e disiplinuar gjatë protestave.

Universiteti më herët paralajmëroi se studentët që merrnin pjesë në pushtimin e Hamilton Hall do të përballeshin me përjashtimin akademik.

Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit nga Gaza dhe ofensiva izraelite që pasoi në territorin palestinez, kanë bërë akivizimin më të madh studentor amerikan që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020.

Shumë nga demonstratat në të gjithë vendin janë pritur me kundërprotestues që i akuzojnë ata për nxitje të urrejtjes anti-hebreje.

Pala pro-palestineze, duke përfshirë hebrenjtë që kundërshtojnë veprimet izraelite në Gaza, thonë se ata janë duke u cilësuar padrejtësisht si antisemitë për kritikimin e qeverisë së Izraelit dhe shprehjen e mbështetjes për të drejtat e njeriut.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?