Foto nga sulmet në Gaza

Bota

Lufta në Gaza/ Mediat izraelite: Netanyahu, i gatshëm të ndalë sulmet nëse arrihet një marrëveshje e vërtetë për pengjet

7 Shtator, 07:53| Përditesimi: 7 Shtator, 07:58

  • Share

Benjamin Netanyahu është i gatshëm të ndalë luftën në Gaza nëse arrihet një marrëveshje e vërtetë për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Kështu raporton transmetuesi publik izraelit Kan, duke cituar një burim pranë kryeministrit, i cili tha se Izraeli ishte i gatshëm të pezullonte ofensivën të planifikuar në qytetin e Gazës.

Komenti vjen në përgjigje të raporteve të medias izraelite se Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po përgatiten të propozojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t'i sillte të gjithë pengjet në shtëpi, pasi qeveria e Netanyahut deklaroi se nuk do të merrte më në konsideratë marrëveshje të pjesshme.

Një ditë më parë, Hamasi deklaroi se ishte "i hapur për çdo ide ose propozim që do të lejonte një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të plotë të forcave pushtuese nga Rripi i Gazës, hyrjen pa kushte të ndihmës dhe një shkëmbim të vërtetë të të burgosurve përmes negociatave serioze të ndërmjetësuara nga palë të treta".

Në ditët e fundit, i dërguari special i SHBA-së, Steve Ëitkoff, ka zhvilluar bisedime për armëpushim dhe pengje me zyrtarë egjiptianë dhe nga Katari, dhe, sipas raporteve izraelite, ndërmjetësit janë të interesuar t'i paraqesin Jerusalemit një propozim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund konfliktit.

Lajm ne perditesim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?