Lufta në Gaza/ Hamas: Pa tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza nuk ka marrëveshje! Netanyahu: Kjo do të ishte dorëzim, e papranueshme

5 Maj, 13:23| Përditesimi: 5 Maj, 17:49

  • Share

Hamasi dëshiron të arrijë një "marrëveshje gjithëpërfshirëse që i jep fund agresionit, garanton tërheqjen e IDF dhe arrin një marrëveshje serioze për shkëmbimin e të burgosurve".

Lideri i fraksionit palestinez Ismail Haniyeh ka shkruar këtë në platformën Telegram duke iu referuar negociatave në Kajro.

“Është Hamasi ai që po pengon një marrëveshje për lirimin e pengjeve”.

 Kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se "Izraeli ishte dhe është ende i gatshëm për një armëpushim për lirimin e të rrëmbyerve tanë".

Netanyhau shton se Izraeli nuk mund të tërheqë ushtrinë nga Gaza, gjë që e kërkon Hamas, pasi sipas tij kjo është dorëzim.

Kjo projektmarrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gaza është "më e mira" që nga fillimi i negociatave dhe "pranimi i saj është i afërt", i ka thënë një zyrtar arab Sky News Arabia.

Megjithatë, i njëjti burim shprehu frikën se të dyja palët mund të bëjnë një kthesë drastike, sërish në luftë intensive. Pika që ndan palët është ajo e njohur: Hamasi dëshiron "një përfundim të qartë" të luftës në Rrip në këmbim të pengjeve, ndërsa Izraeli është totalisht kundër.

Mediat shkruajnë se negociimi i një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve do të zgjasë ende disa ditë.

Ndërsa delegacioni i Hamasit ndodhet në Kajro për takimin me ndërmjetësit, drejtori i Mossadit, David Barnea ka mbetur në Izrael, por sipas burimeve izraelite ai mund të udhëtojë shpejt në Egjipt nëse Hamasi pranon kornizën e marrëveshjes.

Që nga nisja e luftës rreth 35 mijë palestinezë janë vrarë dhe 78 mijë janë plagosur në ofensivën ushtarake izraelite kundër Gazës që nga 7 tetori. Shifra u bë me dije këtë të diel Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e kontrolluar nga Hamasi.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha se kishte eliminuar pesë terroristë palestinezë që ishin pozicionuar në një ndërtesë në Bregun Perëndimor, ndërsa rrethimi kundër tyre zgjati 12 orë.

Ora 17:19
Hamas kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza, Netanyahu: Kjo do të ishte dorëzim, e papranueshme

1714475664_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

“Është Hamasi ai që po pengon një marrëveshje për lirimin e pengjeve”.

 Kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se "Izraeli ishte dhe është ende i gatshëm për një armëpushim për lirimin e të rrëmbyerve tanë".

Netanyhau shton se Izraeli nuk mund të tërheqë ushtrinë nga Gaza, gjë që e kërkon Hamas, pasi sipas tij kjo është dorëzim.

“Ne nuk jemi gati të pranojmë një situatë në të cilën batalionet e Hamasit të dalin nga bunkerët e tyre, të rimarrin kontrollin e Gazës, të rindërtojnë infrastrukturën e tyre ushtarake dhe të kthehen në kërcënimin e qytetarëve të Izraelit në komunitetet fqinje”,-ka theksuar ai.

Ora 17:10
Hamas: Pa tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza nuk ka marrëveshje

1712774646_tkityktyktyku.JPG

Ismail Haniyeh

Hamasi dëshiron të arrijë një "marrëveshje gjithëpërfshirëse që i jep fund agresionit, garanton tërheqjen e IDF dhe arrin një marrëveshje serioze për shkëmbimin e të burgosurve".

Lideri i fraksionit palestinez Ismail Haniyeh ka shkruar këtë në platformën Telegram duke iu referuar negociatave në Kajro.

"Çfarë kuptimi ka një marrëveshje - shtoi ai - nëse armëpushimi nuk është rezultati i parë i saj?".

"Ne kemi treguar fleksibilitet - shtoi ai - por pika e fillimit është fundi i luftës".

Ora 14:43
Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras

1714913089_tyrjrtjyrt.JPG

Selia e agjencisë mediatike "Al Jazeera" në Izrael

Qeveria izraelite ka votuar unanimisht mbylljen e të gjitha aktiviteteve të rrjetit mediatik “Al Jazeera”, në territorin e saj.

Votimi erdhi pasi parlamenti izraelit miratoi një ligj që lejon mbylljen e përkohshme në Izrael të transmetuesve të huaj që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare gjatë luftës kundër Hamasit në Gaza.

Ministri i Komunikimit, Shlomo Karhi, njoftoi se kishte urdhëruar "mbylljen e zyrave, konfiskimin e pajisjeve të kanalit, ndoshta duke përfshirë celularët dhe bllokimin e aksesit në uebsajtin e TV"

Kreu i Al Jazeera në Izrael dhe Territoret Palestineze e quajti vendimin e qeverisë për të mbyllur operacionet lokale të stacionit në pronësi të Katarit "të rrezikshëm" sepse ishte i motivuar politikisht dhe jo profesionalisht.

Ekipi ligjor i Al Jazeera është duke përgatitur një përgjigje, tha Ëalid Omary, në një pritje të mundshme të një apeli gjyqësor kundër vendimit.

Ora 13:31
OKB: Në Gaza çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre

1714908850_utjrtkjrtjrtj.JPG

Gaza

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë njoftoi se çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre në Rripin e Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet prej 7 muajsh.
Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale X të UNRWA-së thuhet se “Lufta në Gaza vazhdon të jetë një luftë kundër grave”.

“Në Gaza e cila ndodhet nën sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 10 mijë gra dhe rreth 19 mijë të tjera janë plagosur. Çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre”, thuhet në deklaratë.

“Kushtet janë të tmerrshme, mbi 155 mijë gra shtatzëna ose që ushqejnë fëmijët me gji sigurojnë qasje në mënyrë shumë të kufizuar në ujë dhe produktet e higjienës”, theksohet më tej në deklaratë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?