Kampi i refigjatëve në Nuseirat

Bota

Lufta në Gaza/ Sulmi izraelit në kampin e Nuseiratit, numri i viktimave rritet në 33

13 Dhjetor 2024, 07:21| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 07:24

  • Share

Sulmet izraelite që goditën kampin e refugjatëve në Nuseirat në Gazën qendrore kanë shkaktuar të paktën 33 viktima, shumica e të cilëve anëtarë të familjes al-Sheikh Ali.

Kjo është raportuar nga zyra e shtypit e qeverisë së Gazës, duke shpjeguar se lagjja e banimit kishte shumë godina që strehonin dhjetëra civilë, fëmijë, gra dhe persona të zhvendosur.

Izraeli goditi Gazën qendrore dhe kampin e Nuseirat në një sulm ajror në datën 5 dhjetor, ndërsa sulme pati dhe në rajone të tjera të vendit si në Gazën jugore. 

Që prej fillimit të luftës më 7 tetor të 2023 rreth 44,532 palestinezë janë vrarë dhe 105,538 të tjerë janë plagosur.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?