Kronikë

Lufta në Kavajë, Presidenti: Të rritet gatishmëria e policisë për të garantuar sigurinë

4 Korrik 2019, 13:40| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 16:25

  • Share

Ngjarja e sotme në Kavajë, ku u vra një 50 vjeçar dhe mbetën të plagosur shtatë të tjerë si pasojë e sulmeve me armë mes dy grupeve, solli reagime edhe nga politika në vend.

Ora 16:10
Vrasja në Kavajë/ Pampuri: Qytetari nuk është i sigurtë as tek dyqani i lagjes

Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri teksa shprehu ngushëllimet për familjen e Ramazan Hasalliut, i cili u vra sot si pasojë e sulmeve në Kavajë tha, që kjo ngjarje tregon se jeta e qytetarëve nuk është e sigurtë as te dyqani i lagjes.

"Shqipëria vendi, ku jeta e një qytetari nuk është e sigurtë as tek dyqani i lagjes. Sa herë në Shqipëri ka ngjarje të renda, përplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjerë sot në Kavajë, tronditja dhe pasiguria janë ndjesitë më të forta që na përfshijnë.

Por bilanci i luftës në Kavajë sot, me 1 viktimë të pafajshme, që po blinte bukën e familjes në dyqanin e lagjes dhe me disa të plagosur, është revoltues. Ai provon sa të pasigurtë jemi ne, familjaret tanë, fëmijët tanë, kur qeveria heq dorë nga puna e saj dhe bëhet ortake me krimin për të ruajtur karrigen e paligjshme.

Krimi i sotëm me një viktime të pafajshme mund të mos kishte ndodhur, nëse qeveria, ministri i brendshem dhe policia nuk do të ishin të përqëndruar të godasin kundërshtaret politikë, të bëjnë terror nëpër qytete, por të parandalonin krimet dhe të vendosnin rregull.

Duke u shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të Ramazanit të ndjerë, shpreh bindjen se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si në kohë lufte, është të largojmë këtë qeveri."- shkroi Pampuri në rrjetin social Facebook.

Ora 16:07
Lufta në Kavajë, Presidenti: Të rritet gatishmëria e policisë për të garantuar sigurinë

Pas luftës mes bandave në Kavajë ka reaguar politika. Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike"  shkruan Meta. 

Komento

Komente

  • xreport: 04/07/2019 14:17

    si urdhero mbret,..... jam dakort qe siguria do te rritej kur te arrestohesh ti me piken e dobet te tenden Sali Berisha

    Përgjigju
  • Policiajone: 04/07/2019 13:57

    Policia eshte duke u mare me çorben qe gatove ti .luli .saliu edhe jotshoqe o derdimen ske goje te flasesh sepse sje i denje as per kryetar fshati jo per president

    Përgjigju
  • Likja: 04/07/2019 13:53

    Do e rrisesh ti sigurine me ato pacavuret qe firmos perdite qe e cove popullin ne vellavrasje,ty po te pjer*** shume sidomos me shqiponjen me duart e tua te shpifura e te zhytura ne vjedhje marramendese qe mos i hengsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?