Ilir Meta dhe Sali Berisha

‘Lufta’ në Kuvend! Berisha-Meta ‘spektatorë’, akuza policisë! Ish-kryeministri: Veprime tipike diktature, akte puçiste! Kreu i PL: Spiropali e ministri i Brendshëm shpërdoruan detyrën

18 Tetor, 16:27| Përditesimi: 18 Tetor, 16:44

  • Share

Dy kryetarët e opozitës Sali Berisha e Ilir Meta e ndoqën në distancë aksionin e deputetëve të tyre në parlament një ditë më parë, por qëndrimin për përplasjen e tyre me gardën e më pas me policinë i patën të njëjta.

Sali Berisha akuzoi se vendi është kthyer në diktaturë, ndërsa Meta e quajti akt që tregon inkriminim e policisë. 

“Veprimet e djeshme janë tipike të një diktaturë. Spirogjoka urdhëronte gardistë pa ligj që të nxirrnin me forcë deputeten e PD. Pse? Sepse hodhe helme toksike, thoshte Spirogjoka, në një kohë kur ato ishin substanca parfumike. Sjellja jashtë, thirrja nga deshendenti i kryexhelatit të gjithë kohërave, Enver Hoxha, bastardi Ervin Hoxha, që filloi ta bënte Hoxhaj njëherë, edhe ai është me dy-tre mbiemra, por ato do të vijnë më vonë... Pra, fut RENEA-an, në të cilën dihet që ka kriminelë, trafikantë dhe një prej tyre ishte ai i tregoi revolen deputetit të PD ato ishin akte puçiste. Nuk mund të fusësh në territorin e parlamentit, pa vendim të parlamentit, forca të tjera përveç gardës së republikës. Duhet të shpallësh gjendje të jashtëzakonshme që të angazhosh forca të tjera në parlament”, tha ai.

Kreu i PD Ilir Meta hodhi akuza se kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shpërdoruan detyrën.

"Kërcënimi me armë zjarri, kanosja me jetë dhe dhuna brenda ambienteve të Kuvendit dje, ndaj deputetëve të opozitës nga NarkoPolicia dhe NarkoGarda e Edi Ramës është një akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor, që provon para të gjithë shqiptarëve jo vetëm inkriminimin e këtyre strukturave, por edhe rënien totale dhe banale të shtetit ligjor. Demokracia, pluralizmi politik dhe shteti ligjor mbizotërojnë mbi disiplinën parlamentare ndaj Kryetarja e Kuvendit, dhe ministri i Brendshëm,  dje botërisht kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, duke urdhëruar Policinë  të futet brenda perimetrit të Kuvendit dhe të konsumojë ato akte kriminale dhe skandaloze  që i pamë të gjithë. Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës në Kuvend, e cila përndjek dhe burgos politikisht Opozitën, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje të këtij Regjimi!", tha ai. 

Këto reagime vijnë pas kaosit në senacën e djeshme në Kuvend, (17 tetor) ku deputetet e PD u përplasën me efektivët e policisë, ndërsa Partia Demokratike pretendoi se një efektiv i FNSH u nxori armën dy deputetëve të PD, Bledion Nallbati dhe Luan Baçit, gjatë përplasjes në oborrin e Kuvendit. Gjithçka nisi pasi deputetët e përjashtuar nuk u lejuan të futen në sallën e Kuvendit. 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?