Bota

Lufta në Libi, Khalifa Haftar kundërshton armëpushimin, Di Maio: Embargo armësh, vriten 3 ushtarë turq

10 Janar 2020, 09:43| Përditesimi: 10 Janar 2020, 18:34

  • Share

Pas periudhës diplomatike, Khalifa Haftar është kthyer për të treguar muskujt dhe vazhdon të bëj ligjin në Libi. Ai ka hedhur porshtë propozimin e armëpushimit ruso-turk, dhe ka deklaruar se do të vazhdojë të luftojë kundër grupeve terroriste deri në shpërbërjen dhe çarmatimin e milicisë që kontrollonë kryeqytetin Tripoli.

Edhe sot armët në Libi nuk heshtën. Një sulm i ri ajror nga forcat e marshallit goditi aeroportin e Mitigës, i vetmi që është ende në funksion në kryeqytet.

Vetëm një ditë më parë gjenerali kishte patur një bisedë të gjatë me kryeministrin italian Conte, i cili i kërkoi Haftarit të hidhte armët dhe të niste dialogun.

Conte kishte planifikuar takim edhe me kryeministrin Al-Sierraj, qeveria e të cilit njihet ndërkombëtarisht por që ishte refuzuar nga ana e këtij të fundit me arsyetimin se nuk mund të dialogonte me një kriminel lufte si Haftar.

Dhe Europa gjithashtu duket e prirur të jetë e ndarë për këtë çështje, siç edhe nënvizohet në një letër të hapur të kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme Luigi Di Maio i cili dje në Kajro, me rastin e takimit me ministrat e jashtëm të Greqisë, Qipros, Francës, dhe Egjiptit, në lidhje me ndërhyrjen turke në Libi, refuzoi nënshkrimin e rezolutën përfundimtare, duke e konsideruar tepër të ashpër ndaj Al-Serraj.

Pas kthimit nga turneu i tij në Afrikën e Veriut, Di Maio ftoi Europën që të miratojë një embargo armësh në Libi.

Pas takimit me dyer të mbyllura në Stamboll me rastin e prezantimit të gazsjellësit ‘Turkstream’, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, të përfshirë në anët e kundërta të luftës civile në Libi, kishin ftuar të gjitha palët për një armëpushim nga mesnata e 12 janarit.

Ora 17:35
Lufta në Libi, humbjet e para për turqit, vriten tre ushtarë

Sipas gazetës pan-arabe Al-Arab, botuar në Londër, tre ushtarë turq u vranë dhe gjashtë u plagosën rëndë në Libi, disa ditë pas fillimit të misionit. Al-Arab raportoi gjithashtu se kufomat e të rënëve u sollën në aeroportin e Misrata për tu riatdhesuar, ndërsa të lënduarit u transferuan në spital.

Ankaraja votoi më 2 janar për dërgimin e forcave ushtarake në Libi për të mbështetur qeverinë e Tripolit e udhëhequr nga Fayez al-Serraj kundër gjeneralit Khalifa Haftar.

Ende nuk është e qartë se ku ndodhi përplasja me forcat e gjeneralit. Për momentin, fronti më i nxehtë është ai midis Sirte dhe Misurata. Forcat Haftar kanë pushtuar disa qytete dhe kanë hequr dorë nga propozimi ruso-turk për armëpushim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?