Moment nga bombardimet në Gaza

Lufta në Lindjen e Mesme në prag, Rusia furnizon me armë të reja Iranin, sulmi mund të nisë që nesër! Tajani: Italianët kthehen sa më shpejt nga Libani

4 Gusht, 14:43| Përditesimi: 5 Gusht, 09:46

  • Share

Tensionet po rriten në Lindjen e Mesme pas vrasjes në Iran të Ismail Haniyeh, udhëheqësit të Hamasit, e cila ndodhi të mërkurën e kaluar (31 Korrik) në Teheran. Irani zyrtar ka akuzuar se “vrasja ishte e planifikuar nga regjimi sionist”.

Teksa ekziston edhe frika e hakmarrjes nga Irani, i cili mund të nisë sulmin e tij që nesër, pas zhvillimeve më të fundit gjeo-politike dhe ushtarake që vijnë nga Moska. Kjo e fundit njoftohet se ka furnizuar Teheranin me armatime të reja.

Ndërkohë, Tel Avivi po përballet me një valë të re raketash që vijnë nga Libani dhe një goditje me thikë në qytetin Holon, ku një djalë palestinez vrau një grua dhe plagosi të paktën tre persona.

Sipas raportimeve nga disa media ndërkombëtare dhe “Channel 14” në Izrael, Rusia po ndihmon në pajisjen e Iranit me armë të reja në përgatitje për një luftë kundër Izraelit. Moska thuhet se ka vendosur sisteme të avancuara të luftës elektronike në Iran, duke përfshirë ato që mund të dëmtojnë ose prishin sistemet ushtarake në një distancë deri në 5,000 kilometra, raporton “La Repubblica”.

Disa blogerë ushtarakë shkruajnë se gjatë fundjavës Rusia zbarkoi në aeroportet iraniane aeroplanë transporti “Ilyushin”, që mbanin municion dhe “Iskander”, një raketë balistike e përdorur në luftën me Ukrainën.

Edhe Roma zyrtare ka reaguar në lidhje me situatën më të fundit në Lindjen e Mesme.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës, ftojmë italianët që qëndrojnë përkohësisht në Liban të mos udhëtojnë në jug të vendit dhe të kthehen në Itali me fluturime komerciale sa më shpejt të jetë e mundur”. Kështu ka shkruar ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, teksa më herët ishin edhe shtete të tjera perëndimore që këshilluan qytetarët e tyre që të evakuoheshin sa më parë nga “zonat e nxehta”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?