Basha gjatë takimit me ambasadorin gjerman

Politikë

Lufta në PD/ Basha takohet me ambasadorin gjerman, Zingraf: Folëm për insitucionet e partisë, korrupsionin e krimin

30 Nëntor 2021, 16:49| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 16:55

  • Share

Në kulmin e debatit brenda Partisë Demokratike, kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Selia diplomatike e Berlinit në vendin tonë zbuloi detaje nga takimi duke thënë se çështjet brenda PD dhe korrupsioni ishin disa nga temat e diskutuara.

“Temë e bisedës ishin ndër të tjera edhe puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, bën të ditur Ambasada Gjermane.

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, Partia Demokratike është me e përçarë se kurrë. Berisha vijon 'luftën' përmes 'foltoreve' për të marrë drejtimin e partisë, si edhe ka shprehur hapur ambicien për kryeministër të vendit.

Në Partinë Demokratike janë thirrur dy Kuvende Kombëtare, një më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar se se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu ede Sali Berishhën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?