Lufta në PD/ Duka: Berisha të krijojë parti të re, bashkë me Bashën të bëjnë një hap anash! Lita: Opozita s’frymëzon, nuk nxjerr njerëz të votime

4 Tetor 2023, 17:40| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 19:29

  • Share

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, në studion e Report Tv, thotë se në aksionin e tyre politik kanë në qendër të vëmendjes ndryshimet në Kodin Zgjedhore. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, duke folur për aksionin opozitar dhe bashkimin e deputetëve të grupimit Bardhi-Berisha, Duka tha se opozita duhet të rakordojë veprimet e saj. Sipas Dukës, duhet të bëhen dy formacione politike, pra edhe Berisha të krijojë një parti, që të bëhen më pas bashkë në zgjedhjet parlamentare të 2025. Kreu i PAA-së, u shpreh se Berisha dhe Basha duhet të bëjnë hapa anash, që tu hapin rrugën të rinjve.

‘Ne jemi shumë shpejt që të bëjmë aleancë për 2025. Ajo është që kemi në qendër të vëmendjes është ndryshimi i kodit zgjedhor. Nëse ndryshon Kodi Zgjedhor çdo parti politike mund të ndryshojë. Duke shkuar tek Rithemelimi japim jetë Berishës. Ne edhe votimet në Kuvend i kemi kaotik, por duke u bashkuar rakordojmë veprimet tona. Po të vinte edhe Basha do të ishte shumë më mirë sipas, meje por kanë atë ndarjen që Berisha-Basha nuk bashkohet. Duket sikur ne tjetër jemi në tym. Pjesën opozitare të parlamentit nuk e përbën Berisha, Basha e Aliebaj. Basha e Berisha janë gabim që nuk rakordojnë veprimet bashkë. Grupimi më i madh që ka vota është ai i Berishës. Të bëhen dy formacion politike, dhe të bëhen bashkë në zgjedhjet parlamentare në 2025. Berisha dhe Basha duhet të bëjnë hapa anash, që tu hapin rrugës  të tjerëve, Sot për sot Basha nuk e çon opozitën në fitore. I mungon backgraundi politik. Nëse ka qenë i ndikuar nga Berisha atëherë janë paketë të dy. Dolën nga parlamenti dhe e i dhanë krah mazhorancës. U tall me njerëzit.’- tha Duka.

Gazment Koduzi, anëtar i kryesisë së PD-së, nënvizoi se duhet një unifikim i aksionit opozitar. Por shtoi Koduzi bashkimi i Bardhit dhe Berishës për zgjedhjet në Kukës u bë shkak edhe për humbjen.

‘PD ka hyrë në fushatë dhe do të vazhdojë deri kur të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Aksioni opozitar ka nisur nuk ka nevojë për sherre. Çdo individ opozitar është i vlefshëm në këtë aksion. Ata që janë përjashtuar nga PD, mund të bëhen pjesë e aksionit opozitar. Unifikim i faktorëve opozitar. Nuk është trembje e PD-së por zgjedhje që ka bërë Bardhi, është një zgjedhje jo morale. Ky aksion jo moral e dhe efektin e vet në zgjedhjet e 24 shtatorit të në Kukës. PD dega lokale në Kukës ja ka vendosur në funksion të gjithë infrastrukturën zgjedhor.’- tha Koduzi.

Nga ana tjetër edhe gazetari Lavdrim Lita, u shpreh se bashkimi mekanik mes Berishës dhe Bardhit çoi në humbje. Sipas tij opozita nuk frymëzon dhe nuk nxjerrë njerëzit që të dalin në votime.

‘Bashkimi mekanik nuk funksionon, po i çon në humbje. Nuk prodhojnë rezultat. Kemi të bëjmë me një krizë moralë dhe një krizë politike në të cilën opozita nuk arrin të marrë avantazh me gjithë qindra skandalet që ka mazhoranca. Rezultati i Kukësit e tregoi edhe më shumë. Rithemelimi nuk nxjerr dot njerëz për të votuar. opozita nuk frymëzon më njerëzit për të dalë në votime.’- tha Lita.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?