Përçarja në PD, Topollaj: Sa më shpejt të ndahen në dy parti, më mirë për opozitën, do kenë fokusin tek qeveria! Jola Hysaj: Nuk do që të vijmë në pushtet

15 Dhjetor 2022, 18:10| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 18:37

  • Share

Zgjedhjet lokale 2023 do e gjejnë sërish Partinë Demokratike të ndarë në dy kampe, në atë të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha në Report Tv se PD duhet të ndahet sa më shpejt në dy parti dhe ta përqendroje aksionin politik tek qeveria dhe jo në akuzat brenda vetes.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj ishte e ftuar edhe sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Jola Hysaj. Ajo thotë se personat që artikulojnë tezën se dy grupet në PD duhet të ndahen më vete dhe jo të bashkohen kanë vetëm një qëllim, që PD të mos vijë në pushtet.

“Sa më shpejt të ndodhë ndarja aq më mirë është për opozitën. Për mua e forcon opozitën. Derisa ata zihen, por në momentin që nuk po bëhen bashkë më mirë është të ndahen qartazi. Ata sulmojnë njëri tjetrin, në momentin që ndahen do jenë formacione zyrtare që do kenë fokusin te qeveria”, tha Topollaj.

“Ata që nuk duan që PD të vijë në pozitë, kanë tezën të ndahen të jenë më vete, në fund të ditës është Rama që përfiton në këtë lloj mesi. Është momenti që demokratët të thonë fjalën e tyre duke qenë të gjithë bashkë. Në këtë lloj stadi që jemi para një makinerie që blen dhe dihet vota gjatë gjithë kohës, unifikimi i forcave është i domosdoshëm. Një opinion ndryshe s’do të thotë që të na gjejë të ndarë.

Ndalur në aksionin për zgjedhjet vendore, Hysaj tha se përveç primareve për kandidatët e 61 bashkive do të zhvillohen edhe primare për anëtarët e Këshillit Bashkiak.

“Do ketë primare edhe për anëtarët e këshillit bashkiak. Do jenë njerëz politikë, por edhe jashtë politikës duke i dhënë 50% grave dhe të rinjve për t’iu bërë thirrje që në këtë lloj momenti është me e rëndësishme e mira kombëtare dhe të bashkohemi për ta çuar para”, tha Hysaj në Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?