Fëmijë palestinezë në Gaza

Bota

Gaza/ 70 palestinezë të vrarë sot nga Izraeli, 6 të tjerë vdiqën nga uria! Hamas: Kryqi i Kuq do të mund të sjellë ushqim për pengjet nëse hapen korridoret humanitare

3 Gusht, 14:22| Përditesimi: 3 Gusht, 21:15

  • Share

Që nga agimi i së dielës, të paktën 70 civilë janë vrarë, mes tyre 37 që po prisnin ndihma, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga agresionet izraelite që po vazhdojnë në Rripin e Gazës.

Lajmin e raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa. Dëshmitarë kanë treguar se forcat e okupimit kanë goditur grupe civilësh që po prisnin të merrnin ndihma ushqimore, duke vrarë 37 prej tyre në zona të ndryshme të qytetit.

Gjithashtu, 6 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, raportuan sot burime mjekësore palestineze.

Brigadat al Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, deklarojnë se janë “gati të angazhohen për t’iu përgjigjur çdo kërkese të Kryqit të Kuq për të sjellë ushqim dhe ilaçe” për pengjet që mbajnë të burgosur, të cilët grupi terrorist i quan “të burgosur armiq”, nëse Izraeli hap korridoret për ndihmat humanitare “në mënyrë normale dhe të përhershme për kalimin e ushqimit dhe ilaçeve për gjithë popullsinë në të gjitha zonat e Rripit dhe ndalon çdo formë aktiviteti ushtarak gjatë shpërndarjes së pakove për të burgosurit”.

Sipas të dhënave publike të OKB-së midis 19 majit dhe 2 gushtit, drejt Gazë janë nisur afërsisht 40,000 ton ndihma humanitare, por vetëm 4,100 ton (10%) arritën në destinacionin e tyre.

Pjesa tjetër u shënua si "e ndërprerë", që do të thotë se dërgesat "u devijuan gjatë rrugës për në Gaza, ose në mënyrë paqësore nga njerëz të uritur ose me forcë nga aktorë të armatosur".

Ndërkohë Izraeli po bllokon hyrjen e 22,000 kamionëve që transportojnë ndihma humanitare. Në një deklaratë të bërë nga qeveria e Gazës e kontrolluar nga Hamasi thuhet se kjo gjë po shkakton kaos.

Bilanci i viktimave në Rripin e Gazës ka arritur në 60.839 të vdekur, shumica gra dhe fëmijë, që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Ora 20:58
Hamas: Kryqi i Kuq do të mund të sjellë ushqim për pengjet nëse Izraeli hap korridoret humanitare

1754247774_da2d7ce06fc511f08ffe3df81ff67cb1.png.webp

Brigadat al Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, deklarojnë se janë “gati të angazhohen për t’iu përgjigjur çdo kërkese të Kryqit të Kuq për të sjellë ushqim dhe ilaçe” për pengjet që mbajnë të burgosur, të cilët grupi terrorist i quan “të burgosur armiq”, nëse Izraeli hap korridoret për ndihmat humanitare “në mënyrë normale dhe të përhershme për kalimin e ushqimit dhe ilaçeve për gjithë popullsinë në të gjitha zonat e Rripit dhe ndalon çdo formë aktiviteti ushtarak gjatë shpërndarjes së pakove për të burgosurit”.

Hamas nuk i ka lejuar Kryqit të Kuq asnjë akses te pengjet gjatë 22 muajve të luftës.

Xh.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?