Bota

Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re

9 Janar, 15:46| Përditesimi: 9 Janar, 17:03

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dha nga Parisi detaje të përpjekjeve që po zhvillohen për armëpushimin në Gaza që do të çojë në lirimin e pengjeve. Ai tha se palët më ndërmjetësimin e negociatorëve janë pranë arritjes së detajeve të fundit.

"Jemi kaq afër një marrëveshjeje për armëpushimi dhe për pëngjet. Shpresoj që t'ia dalim dhe ta përmbyllim brenda ditëve që i kanë mbetur kësaj administrate. Por nëse nuk ia dalim, plani i Presidentit Biden do t'i përcillet administratës së re. Kur ta arrijmë marrëveshjen dhe besoj se do t'ia dalim, do të jetë në bazat e asaj që presidenti Biden prezantoi në muajin Maj",- është shprehur Blinken. 

Ushtria e Izraelit gjeti të mërkurën trupat e dy pengjeve, Yosef dhe Hamza Alziadna 53 e 22 vjeç. Izraeli dhe Hamasi nuk kanë arritur të dakordësojnë mënyrën dhe detajet e listës së pengjeve të pretenduar nga Izraeli.

Por sinjalet së fundmi edhe pse të paqarta kanë qenë optimiste se armëpushimi dhe lirimi I pengjeve është pranë. Pamjet e një kataklizme dhe nje krize të fortë humanitare bëjnë që arritja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve të jetë emergjente në Gaza, ku sipas ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, janë vrarë mbi 46 mijë persona. 

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?