Bombardime izraelite në Rripin e Gazës

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli bombardon Libanin jugor, 10 të vdekur

6 Shtator, 08:39| Përditesimi: 6 Shtator, 15:08

  • Share

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë kryer bombardime ajrore gjatë orëve të mbrëmjes së 5 shtatorit kundër një depoje armësh të Hezbollahut në zonën Leiden të Libanit jugor.

Gjatë një deklarate cituar nga mediat izraelite IDF tha se gjithashtu goditën edhe ndërtesat ushtarake të milicëve shiitë në zonat e Aita al-Shab dhe Yarin.

Ndërkohë Agjencia e lajmeve palestineze Wafa thotë se të paktën 10 persona vdiqën dhe dhjetra të tjerë u plagosën nga bombardimet izraelite që goditën dy lagje të qytetit të Gazës, Zaytun dhe Sabra.

Më tej Wafa raporton se trupat e gjashtë personave janë nxjerrë  gjatë orëve të fundit nga rrënoja në zona të ndryshme të Rafah, në jug të Rripit të Gazës

Sipas Ministrisë së shëndetësisë numri i të vdekurve në enklavën palestineze që nga 7 tetori është të paktën 40,878 të vdekur dhe 94,454 të plagosur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?