14 të vdekur është bilanci i sulmeve të kësaj të mërkure në Gaza nga izraeli. Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës raportoi shifrat duke saktësuar se u vranë në Rripin jugor të Gazës, "për shkak të zjarrit nga forcat pushtuese izraelite" në al-Shakoush, "pranë një qendre ndihmash humanitare në veriperëndim të Rafah. 4 persona të tjerë u vranë dhe më shumë se 25 u plagosën ndërsa prisnin të merrnin ndihmë pranë Urës Uadi në Rripin qendror të Gazës, tha Bassal.
Siç ndodh pothuajse çdo ditë, mijëra njerëz u mblodhën pranë qendrave të shpërndarjes në Rripin jugor dhe qendror të Gazës për të provuar të merrnin ndihmë ushqimore, sipas të njëjtit burim. Spitali Al-Quds, i drejtuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se mori "14 persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri".
Një ditë më parë kryeministri britanik Keir Starmer publiksiht deklaroi se në shtator do të njohë shtetin e Palestinës, në një përpjekje për të ushtruar më shumë presion ndaj Izraelit për ndërprerjen e sulmeve dhe arritjen e një armëpushimi.
Komente
